Organizatat Jo-Fitimprurëse të autorizuara

Sipas parashikimeve të nenit 13,  të ligjit nr.111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, Ndihma juridike parësore jepet nga:

  • a) punonjësit me trajnim të posaçëm;
  • b) nga organizatat jofitimprurëse të autorizuara;
  • c) nga klinikat ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë.

Neni 15, i po këtij ligji parashikon se: “1. Organizatat jofitimprurëse japin shërbime të ndihmës juridike parësore në përputhje me  autorizimin e miratuar nga Ministri i Drejtësisë. Procedurat dhe dokumentacioni për autorizimin e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Organizatat jofitimprurëse që autorizohen për dhënien e shërbimeve të ndihmës juridike parësore duhet të përmbushin këto kritere:
a) të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse;
b) të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike;
c) të kenë shlyer detyrimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi;
ç) të kenë përvojë në ofrimin e ndihmës juridike;
d) të mos jenë në proces falimentimi dhe/ose likuidimi;
dh) anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës dhe të organit ekzekutiv të organizatës jofitimprurëse të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje dhe që do të cenonte besimin e publikut dhe ofrimin e përshtatshëm të ndihmës juridike.

3. Organizatat jofitimprurëse të autorizuara për dhënien e ndihmës juridike parësore përfitojnë financime nga buxheti i shtetit, pas një procesi konkurrues dhe transparent përzgjedhjeje. Procedura, rregullat e përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse të autorizuara, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave

Autorizimi i Organizatave Jo-fitimprurëse

VKM nr. 55, datë 6.2.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse, që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti” , pika 14 dhe 15 e tij përcakton se “Autorizimi i dhënë nga ministri i Drejtësisë është i vlefshëm për një periudhë dyvjeçare dhe Ministria e Drejtësisë publikon listën e organizatave jofitimprurëse të autorizuara që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike parësore në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, listë e cila hartohet dhe përditësohet nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas mbi bazën e të dhënave të regjistrit që mban kjo drejtori”.

Procedura e parë e autorizimit të organizatave jofitimprurëse është realizuar në Shtator të vitit 2020, ku 12 (dymbëdhjetë) organizata jofiitmprurëse janë bërë pjesë e skemës së ofruesve të ndihmës juridike të garantuar nga shteti. Sistemi i ofrimit të ndihmës juridike parësore ka ardhur duke u fuqizuar, kjo vërhet si nga numri në rritje i Organizatave Jo-fitimprurëse të autorizuara në periudhën e mëpasshme.

Totali i rasteve të raportuara nga ofruesit e ndihmës juridike parësore për periudhën 2020-2022:

  • Totali i rasteve të raportuara nga ofruesit e ndihmës juridike parësore për periudhën Janar – Dhjetor 2020 është 4191 raste ndër të cilat 960 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
  • Totali i rasteve të raportuara nga ofruesit e ndihmës juridike parësore për periudhën Janar – Dhjetor 2021 është 8153 raste ndër të cilat 2398 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
  • Janar –Gusht 2022 është 4761 raste ndër të cilat 1645 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.

Në total, përgjatë peridhës 2 vjeçare të autorizimit, organizatat jofitimprurëse kanë ofruar ndihmë juridike parësore për 5003 qytetarë.

Proçedura e Autorizimit për periudhën 2022-2024 është zhvilluar në Tetor 2022 fituan autorizim nga Ministri i Drejtësisë 15 Organizata Jo-fitimprurëse: 

  1. Forumi i Gruas Elbasan (FGE)
  2. Shoqata Refleksione
  3. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL)
  4. Qendra Psiko-Sociale Vatra
  5. Qendra e Gruas Hapa të Lehtë
  6. Qendra ALTRI
  7. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
  8. Shoqata “Mbrojtja e të Drejtave të Gruas Fshatare dhe Qytetare Berat”
  9. Shoqata “Shërbimet shqiptare për refugjatët dhe migrantët”
  10. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
  11. Qendra “Konsumatori Shqiptar”
  12. Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
  13. Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”
  14. Organizata “Shërbimi ligjor falas Tiranë”
  15. CRCA

Lista e Kontakteve të Organizatave Jo-fitimprurëse të autorizuara.

Totali i rasteve të raportuara nga ofruesit e ndihmës juridike parësore për periudhën 2022-2024:

  • Janar – Dhjetor 2022 është 5861 raste, ndër të cilat 2788 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
  • Janar – Dhjetor 2023 është 7008 raste, ndër të cilat 2891 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
  • Janar-Shtator 2024 është 4755 raste, ndër të cilat 2058 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.

Në total, përgjatë periudhës 2 vjeçare të autorizimit (2022- Shtator 2024), organizatat jofitimprurëse kanë ofruar ndihmë juridike parësore për 7737 qytetarë, kategori të veçanta të ligjit duke u foksuar në viktimat e dhunës në familje, abuzimit sekual, trafikimit, të miturit viktimë apo të miturit në konflikt me ligjin, refugjatët dhe migrantët si dhe personat e paregjistruar që i përkasin komunitetit Rom dhe Egjiptian

Proçedura e Autorizimit për periudhën 2024-2026 është zhvilluar në Tetor 2024, ku fituan autorizim nga Ministri i Drejtësisë 14 Organizata Jo-fitimprurëse (1 Organizatë fiton autorizim për herë të parë). Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për autorizim, në mbështetje të pikës 8 dhe 9 të vendimit nr.55/2019, nga shqyrtimi i dokumentacionit të përcjellë nga 17 aplikime, vendos se vetëm 14 aplikime plotësonin të gjitha kushtet për autorizim.

  1. Forumi i Gruas Elbasan (FGE)
  2. Instiuti i migracionit, zhvillimit dhe integrimit (IMZHI); (aplikon për herë të parë)
  3. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL)
  4. Qendra Psiko-Sociale Vatra
  5. Qendra e Gruas Hapa të Lehtë
  6. Qendra ALTRI
  7. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
  8. Shoqata “Mbrojtja e të Drejtave të Gruas Fshatare dhe Qytetare Berat”
  9. Shoqata “Shërbimet shqiptare për refugjatët dhe migrantët”
  10. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
  11. Qendra “Konsumatori Shqiptar”
  12. Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
  13. Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”
  14. Organizata “Shërbimi ligjor falas Tiranë”

 

Lista e Kontakteve të Organizatave Jo-fitimprurëse të autorizuara.

Financimi i Organizatave Jo-fitimprurëse

  • Finalizohet për herë të parë Financimi 1-vjeçar i Organizatave Jo-fitimprurëse, të autorizuara nga Ministri i Drejtësisë. 2 OJF fitojnë financimin nga buxheti i shtetit për vitin 2023 (Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, si dhe Qendra Vatra).

Në bazë të nenit 15, të ligjit nr.111/2017 “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, VKM-së Nr.110, datë 6.3.2019, “Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre”, Komisioni i Vlerësimit (ngritur me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr.168, datë 13.02.2023), shqyrtoi aplikimet dhe verifikoi përmbushjen e kritereve ligjore dhe financiare për secilën prej aplikimeve.

Pika 14, e vendimit nr. 110/2019, përcakton se:“Komisioni vlerësues shqyrton aplikimet dhe vlerëson përmbushjen e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta, si dhe cakton masën financiare përfituese brenda 10 (dhjetë) ditëve nga dita e mbylljes së  thirrjes publike. Pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas u administruan 3 (tre) ankesa ndaj Vendimit të Komisionit të Vlerësimit “Për refuzimin e aplikimit për përfitimin e financimeve nga buxheti i shtetit për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti”.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në bazë të Ligjit Nr. 111/2017 “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti” dhe VKM-së Nr. 110, datë 06.03.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre”, Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të DNJF Nr.37, datë 06.04.2021, “Për miratimin e dokumentave tip të aplikimit nga organizat jofitimprurëse të autorizuara nga Ministri i Drejtësisë, për përfitimin e financimeve nga buxheti i shtetit”, përfundoi me sukses procedurën e financimit të 2 organizatave jofitimprurëse të cilat tashmë do të ofrojnë shërbime ligjore të financuara nga buxheti i shtetit.

Pas një procedure konkurruese u shpallën fituese dy prej tyre, organizata Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” dhe “Qendra Psiko-Sociale Vatra”.

  • Nënshkruar kontrata me nr.563/4 prot., datë 27.03.2023 me organizatën “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”.
  • Nënshkruar kontrata me nr.559/4 prot., datë 27.03.2023 me organizatën “Qendra Psiko-Sociale Vatra”.

Raportimi i Organizatave Jo-fitimprurëse