Loading…

Kreu

MIRËSEVINI NË FAQEN E DREJTORISË SË NDIHMËS JURIDIKE FALAS

AKSES NË DREJTËSI PËR TË GJITHË

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacion në fuqi për ndihmën juridike ka për mision garantimin e aksesit të barabartë të të gjithë individëve në sistemin e drejtësisë nëpërmjet ofrimit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti.
Çfarë është ndihma juridike falas ?

“Ndihmë juridike” është shërbimi juridik falas dhe shërbimet e tjera të parashikuara në ligjin për ndihmën juridike të garantuar nga shteti, për personat që përmbushin kriteret e këtij ligji. Ky shërbim jepet në formën e ndihmës juridike parësore dhe dytësore, përjashtimit nga pagimi i tarifave gjyqësore & shpenzimeve gjyqësore dhe përjashtimit nga detyrimi për të parapaguar tarifën e vënies në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit.

Cili është misioni i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas ?

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 111/2017, Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar strukturën e sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti duke krijuar tashmë një institucion të veçantë, të dedikuar për këtë qëllim. Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka për mision, garantimin e ndihmës juridike si një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi që duhet të ketë çdo individ për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij ligjore dhe kushtetuese.

Apliko Për Ndihmë Juridike​

Parësore​

Forma e parë e ndihmës ligjore apo ndryshe Ndihma Juridike Parësore , është ai lloj shërbimi ligjor i cili ofrohet për mosmarrëveshjet që mund të zgjidhen pa qenë e nevojshme t’i drejtohesh gjykatës ...

Dytësore​

Forma e dytë e ndihmës ligjore apo ndryshe Ndihma Juridike Dytësore, është ai lloj shërbimi ligjor që ofrohet për problematikat zgjidhja e të cilave mund të realizohet nëpërmjet gjykatës. Kjo lloj ndihme ofrohet nga ...

Platforma ONLINE

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, ka vendosur në dispozicion një numër të gjelbër pa pagesë 0800 10 10 dhe një sistem online ku qytetarët në çdo kohë mund ...

Të Reja

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi z. Robert Gajda.

Jeni te lutur te dorezoni ne rruge postare, prane Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas (Rruga “Jordan Misja” Tirane) ose te skanuara ne emailin dnjf@drejtesia.gov.al:

– CV;
– Leter motivimi;
– Kopje te vertetimit te pjesmarrjes ne trajnimin e zhvilluar nga DNJF;

Nga ana e Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas, ne bashkepunim me Koordinatoret e Klinikes se Ligjit do te vleresohen aplikimet dhe ne perfundim do te shpallet lista e studenteve qe do te angazhohen ne praktike prane:

– Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas;
– Qendres se Sherbimit te Ndihmes Juridike Paresore ne Tirane;
– Qendres se Sherbimit te Ndihmes Juridike Paresore ne Shkoder;
– Qendres se Sherbimit te Ndihmes Juridike Paresore ne Durres;
– Qendres se Sherbimit te Ndihmes Juridike Paresore ne Vlore.

Afati perfundimtar i aplikimit 25.04.2022

TRAJNIM PRANË KOLEGJIT UNIVERSITAR WISDOM

U zhvillua në ambientet e Kolegjit Universitar “Wisdom”” u zhvillua trajnim nga përfaqësueset e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, zj. Klejda Poçi, zj. Suela Qevani dhe zj. Patricia Pogaçe

Zhvillimi i këtij trajnimi mbështetet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit me nr. 165 prot., datë 20.05.2020, me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, dhe konkretisht në nenin 5 të saj ku përcaktohet se: “Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas (DNJF) do të ofrojë kushte për trajnimin dhe përditësimin e njohurive të studentëve të përfshirë pranë klinikës ligjore, mbi çështjet e lidhura me ndihmën juridike parësore. Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas (DNJF) trajnon studentët e përfshirë pranë klinikave të ligjit të paktën një herë në vit”

Gjatë këtij trajnimi, trajneret paraqitën një informacion të detajuar mbi temat e mëposhtme:

– Moduli nr. 1 “Ndihma juridike parësore”;

– Moduli nr. 2 “Ndihma juridike dytësore”;

– Moduli nr. 3 “Legjislacioni specifik për kategoritë e veçanta drejtëpërdrejtë përfituese të ligjit si dhe kategoritë me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme”;

– Moduli nr. 4 “Mbrojtja e të drejtave të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane”

TRAJNIM PRANË UNIVERSITETIT MARIN BARLETI

Në datën 15 Prill në ambientet e Universitetit “Marin Barleti” u zhvillua trajnim nga përfaqësueset e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, Zj. Klejda Poçi dhe Zj. Suela Qevani.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur midis Universitetit Marin Barleti dhe Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, duke patur si qëllim informimin e studentëve të angazhuar pranë Klinikës së Ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve midis klinikës së ligjit dhe DNJF.

Temat kryesore të trajtuara nga Zj. Klejda Poçi dhe Zj. Suela Qevani ishin:

– Ndihma Juridike Parësore;
– Ndihma Juridike Dytësore;
– Legjislacioni specifik për kategoritë e veçanta drejtëpërdrejtë përfituese nga ligji;
– Diskutim mbi raste praktike dhe zhvillim kazusesh të ndryshme
– Njohja me Plataformen Juristi online.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas falenderon Universitetin Marin Barleti dhe koordinatoren e Klinikës së Ligjit pranë këtj universiteti!

TRAJNIM PRANË UNIVERSITETIT EPOKA
Në datën 24 Mars, në ambientet e Universitetit “Epoka” u zhvillua trajnim nga përfaqësueset e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, Zj. Klejda Poçi dhe Zj. Patricia Pogaçe.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur midis Universitetit Epoka dhe Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, duke patur si qëllim informimin e studentëve mbi sistemin e ndihmës juridike falas dhe forcimin e marrëdhënieve midis klinikës së ligjit dhe DNJF.
Temat kryesore të trajtuara nga Zj. Klejda Poçi dhe Zj. Patricia Pogaçe ishin:
– Ndihma Juridike Parësore;
– Ndihma Juridike Dytësore;
– Legjislacioni specifik për kategoritë e veçanta drejtëpërdrejtë përfituese nga ligji;
– Diskutim mbi raste praktike dhe zhvillim kazusesh të ndryshme
– Njohja me Plataformen Juristi online.
Në përfundim, studentët pjesëmarrës u njohën me mundësinë e angazhit në praktikat 3-mujore të organizuara nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas.
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas falenderon Universitetin Epoka dhe pedagogët përgjegjës të Klinikës së Ligjit pranë këtj universiteti!
INTERVISTË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË NDIHMËS JURIDIKE FALAS
 
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas në një intervistë për MCN, duke folur mbi sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, risitë që ligji i ri solli dhe arritjet e institucionit.
 
Kjo intervistë pati në fokus jo vetëm arritjen e DNJF-së por dhe vendimin e parë lidhur me ndihmën juridike falas të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut “Çështja Laçi kundër Shqipërisë” 19 Tetor 2021.
VIZITË E MINISTRIT TË DREJTËSISË NË QENDRËN E SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE SHKODËR

Me Ministrin e Drejtësisë në Shkodër për të folur mbi arritjet e ndihmës juridike falas në këtë qytet. 

Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër gjatë vitit 2021 ka përcjellë një total prej 410 rastesh të raportuara.

Nga analiza e raportimeve mujore është vënë re se kategoria më e shumtë përfituese është ajo në pamundësi ekonomike dhe financiare e ndjekur nga kategoritë e vecanta

VIZITË E MINISTRIT TË DREJTËSISË NË QENDRËN E SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE VLORË

Vetëm për një vit, Zyra e Ndihmës Juridike në Vlorë ka trajtuar mbi 260 raste duke pasur një performancë mbresëlënëse. Një punë e mirë. Me ndihmën e paçmuar të PNUD, qeverisë austriake, partneritetit me ADA si dhe projektit EFLAS, ndihma për qytetarët në nevojë kudo në Shqipëri, do të njohë vetëm rritje. 

 
TRAJNIM PRANË UNIVERSITETIT QIRIAZI

Në datën 28 Mars, në ambientet e Universitetit “Qiriazi” u zhvillua një trajnim me Përfaqësues nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, Zj. Klejda Poçi dhe Zj. Patricia Pogaçe.

📌Ky trajnim u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur midis Universitetit Qiriazi dhe Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, duke patur si qëllim informimin e studentëve mbi sistemin e ndihmës juridike falas dhe forcimin e marrëdhënieve midis klinikës së ligjit dhe DNJF.

📌Në fillim te takimit, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. Asoc. Jordan Daci, theksoi rëndësinë e madhe që kanë klinikat e ligjit, në formimin sa më të mirë praktikë dhe profesional të studentëve të drejtësisë.

Temat kryesore të trajtuara nga Zj. Klejda Poçi dhe Zj. Patricia Pogaçe ishin:

  • Ndihma Juridike Parësore;
  • Ndihma Juridike Dytësore; Legjislacioni specifik për kategoritë e veçanta drejtëpërdrejtë përfituese nga ligji; Diskutim mbi raste praktike dhe zhvillim kazusesh të ndryshme etj.
  • Njohja me Plataformen Juristi online.

Në përfundim, studentët pjesëmarrës u njohën me mundësinë e angazhit në praktikat 3-mujore të organizuara nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas.

Ministri i Drejtësisë në Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike në Durrës, me një numër qytetarësh që kanë përfituar ndihmë ligjore falas.
 
Në më pak se dy vjet, deri në shkurt 2022, është ofruar ndihmë ligjore falas për 708 qytetarë të qarkut, individë pa të ardhura, persona me aftësi të kufizuara, viktima të dhunës në familje.
 
 
Së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe me mbështetjen e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim #ADC, morëm jesë në prezantimin e  analizës së praktikës gjyqësore hartuar nga KMD në lidhje me zbatimin e parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.
 
Vlerësimi, përmes një analize të rreth 300 vendimeve gjyqësore mbi raste të diskriminimit dhe trajtimit jo të barabartë gjatë periudhës 2013-2020, nxjerr në pah disa sfida dhe nevojën për të sjellë jurisprudencën e gjykatave vendase në standardin ndërkombëtar të zbatimit në praktikë të këtij parimi, si një e drejtë themelore kushtetuese.
 
Avokatë, juristë, studentë, përfaqësues nga OSHC, lektorë të së drejtës, institucionet shtetërore, etj., vlerësuan këtë vlerësim analitik si një instrument të rëndësishëm për profesionistë të drejtës për nxitjen e një debati juridik dhe formësimin e një doktrine mbi parimin e barazisë dhe cenimin thelbësor që diskriminimi u shkakton të drejtave individuale dhe sociale.
TRAJNIM I STUDENTËVE PRANË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas zhvilloi trajnimin e studentëve të angazhuar pranë Klinikës së Ligjit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, me temë: “Ndihma Juridike e Garantuar nga Shteti”.

Zhvillimi i këtij trajnimi u mbështet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes dy institucioneve, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ofron kushte për trajnimin dhe përditësimin e njohurive të studentëve të përfshirë pranë klinikës ligjore, mbi çështjet e lidhura me ndihmën juridike parësore”.

Përmes këtij trajnimi studentët patën mundësinë të informohen mbi:

  • Ndihmën juridike parësore, dytësore dhe ofruesit e shërbimit;
  • Rolin e Klinikave të Ligjit në ofrimin e këtyre shërbimeve;
  • Natyrën e çështjeve më të shpeshta të administruara pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Durrës ndodhur në ambientet e gjykatës së rrethit gjyqësor;
  • Mundësitë për angazhimin me praktika 3-mujore pune pranë DNJF dhe ofruesve të shërbimit.

Shprehim mirenjohje dhe falënderim për Universitetin “Aleksandër Moisiu”, përfaqësuesit e Klinikës së Ligjit dhe studentët për bashkëpunimin e treguar.

TRAJNIM I STUDENTËVE PRANË UNIVERSITETIT MESDHETAR TË SHQIPËRISË

Studentët e angazhuar në Klinikën Ligjore “Mesdhetari” zhvilluan një trajnim dy ditor me përfaqësuesit e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur midis Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, duke patur si qëllim informimin e studentëve mbi sistemin e ndihmës juridike falas dhe forcimin e marrëdhënieve midis klinikës së ligjit dhe DNJF.

Në fjalën e tij hapëse, Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, theksoi rëndësinë e madhe që kanë klinikat e ligjit, si në formimin sa më të mirë edhe në praktikë të studentëve të drejtësisë, ashtu edhe në angazhimin konkret social të tyre, duke dhënë një ndihmesë të madhe për njerëzit në nevojë.

Temat kryesore të trajtuara ishin:

Ndihma Juridike Parësore; Ndihma Juridike Dytësore; Legjislacioni specifik për kategoritë e veçanta drejtëpërdrejtë përfituese nga ligji; Diskutim mbi raste praktike dhe zhvillim kazusesh të ndryshme etj.

Në përfundim, studentët pjesëmarrës u pajisën me çertifikatat përkatëse si dhe ju bë thirrje e posaçme për angazhim në praktikat 3-mujore të organizuara nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas.

TRAJNIM I STUDENTËVE PRANË UNIVERSITETIT LUARASI

Më datë 03.03.2022, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas zhvilloi trajnimin e studentëve të angazhuar pranë Klinikës së Ligjit në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit Luarasi, me temë: “Ndihma Juridike e Garantuar nga Shteti”.

Zhvillimi i këtij trajnimi u mbështet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, dhe konkretisht ku përcaktohet se: “Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas (DNJF) do të ofrojë kushte për trajnimin dhe përditësimin e njohurive të studentëve të përfshirë pranë klinikës ligjore, mbi çështjet e lidhura me ndihmën juridike parësore. Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas (DNJF) trajnon studentët e përfshirë pranë klinikave të ligjit të paktën një herë në vit”

Përmes këtij trajnimi studentët patën mundësinë të informohen mbi: Ndihmën juridike parësore, dytësore dhe ofruesit e shërbimit; Rolin e Klinikave të Ligjit në ofrimin e këtyre shërbimeve; Mundësitë për angazhimin me praktika 3-mujore pune pranë DNJF dhe ofruesve të shërbimit.

Shprehim mirenjohje dhe falënderim për Universitetin Luarasi përfaqësuesit e Klinikës së Ligjit dhe studentët për bashkëpunimin e treguar.

Kontratat e avokatëve ofrues të ndihmës juridike dytësore ndër vite:

Viti 2017 – 23 avokatë

Viti 2018 – 23 avokatë

Viti 2019 – 70 avokatë

Viti 2020 – 73 avokatë

Viti 2021 – 124 avokatë

Viti 2022 – 202 avokatë

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “ EPOKA”

Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale Prof. As. Dr. Lisen Bashkurti për dhënien e ndihmës juridike parësore nga Klinika e Ligjit pranë Universitetit “Epoka”.

Tashmë Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka nënshkruar 12 marrëveshje bashkëpunimi me Universitetet në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë vizitës në Universitetin “Epoka”, patëm kënaqësinë e zhvillimit të një takimi me Rektorin e këtij Universiteti Prof. Dr. Ahmet Öztaş me të cilin ndamë arritjet e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe u dakordësua për vijimin e bashkëpunimit në terma më konkretë.

 

ZHVILLOHET PROCEDURA E SHORTIT PËR PËRGATITJEN E LISTËS DHE CAKTIMIN E AVOKATËVEQË DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE DYTËSORE PËR VITIN 2022

 U zhvillua procedura e hedhjes së shortit për përgatitjen  e listës dhe caktimin e avokatëve që do të ofrojnë ndihmë juridike dytësore në proceset civile dhe administrative për vitin 2022.

Gjatë kësaj procedure është respektuar parimi i rotacionit si dhe të gjitha rregullat e parashikuara në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, me nr.17, datë 05.08.2020, duke garantuar kështu një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

Pas miratimit të listës së avokatëve që do të ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore, do të vijohet me procedurën e nënshkrimit të kontratave të shërbimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe avokatëve të listës së miratuar.

NDIHMA LIGJORE, SHOQËRIA CIVILE, KOMUNITETET – TRINOMI I REZISTENCËS QYTETARE
 
Ndihma ligjore falas e ofruar nga rrjeti i avokatëve të Klinikave të Ligjit përgjatë viteve të fundit ka ndihmuar në përmbushjen e kauzave qytetare dhe arritjen e sukseseve të shumë cështjeve.
 
Zhvilluam takimin hybrid, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, Znj. Chantal Nicod, Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Z. Andi Dobrushi, Drejtorin e Ndihmës Juridike Falas Z. Ergys Qirici, aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë, avokatë dhe gazetar ku u diskutua mbi punën e jashtëzakonshme që kjo nismë ka arritur të bëjë duke i qëndruar në krahë qytetarëve dhe komuniteve në litigimin e kauzave të tyre, garantimin e aksesit në drejtësi dhe krijimin e precedentëve pozitive në fushën e drejtësisë.
Ndihma juridike falas një hap më pranë qytetarëve!

Tashmë të gjithë qytetarët të cilët disponojnë në smartphone mund të shkarkojnë platformën juristi online

Nëse ke nevojë për ndihmë juridike mjafton të dërgosh pyetjen dhe juristët e platformës sonë do të përgjigjen në kohë reale duke ofruar ndihmë dhe konsulencë për problemin apo ndihmën ligjore.

➡️#andorid Shkarko aplikacionin në këtë link: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.juristiOnline.app

➡️#iOS Shkarko aplikacionin në këtë link: https://apps.apple.com/al/app/juristi-online/id1599474466

Juiristi ONLINE – Ndihmë ligjore falas për qytetarët!

TRAJNIM I STUDENTËVE NË KOLEGJIN UNIVERSITAR “BEDËR”

Më datë 02.02.2022 – 03.02.2022 Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas zhvilloi trajnimin e studentëve të angazhuar pranë Klinikës së Ligjit në Fakultetin e Drejtësisë pranë Kolegjit Universitar Bedër, me temë: “Ndihma Juridike e Garantuar nga Shteti”.

Zhvillimi i këtij trajnimi u mbështet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit me nr. 75 prot., datë 15.05.2021, me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, dhe konkretisht në nenin 5 të saj ku përcaktohet se: “Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas (DNJF) do të ofrojë kushte për trajnimin dhe përditësimin e njohurive të studentëve të përfshirë pranë klinikës ligjore, mbi çështjet e lidhura me ndihmën juridike parësore. Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas (DNJF) trajnon studentët e përfshirë pranë klinikave të ligjit të paktën një herë në vit”Përmes këtij trajnimi studentët patën mundësinë të informohen mbi:

  • Ndihmën juridike parësore, dytësore dhe ofruesit e shërbimit;
  • Rolin e Klinikave të Ligjit në ofrimin e këtyre shërbimeve;
  • Mundësitë për angazhimin me praktika 3-mujore punepranë DNJF dhe ofruesve të shërbimit.

Këto trajnime u zhvilluan nga:

  • Zj. Klejda Poçi
  • Zj. Patricia Pogaçe
  • Zj. Suela Qevani

Shprehim mirenjohje dhe falënderim për Kolegjin Universitar “Bedër”, përfaqësuesit e Klinikës së Ligjit dhe studentët për bashkëpunimin e treguar.

Rezultate të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti ndër vite.

Ndihma juridike dytësore:

  • Mbulim me avokatë, ofrues të ndihmës juridike dytësore në 100% të territorit të RSh sipas qarqeve;
  • Nënshkruajnë kontratë me DNJF për ofrimin e ndihmës juridike dytësore 124 avokatë për vitin 2020. Për vitin 2020, kanë rezultuar 73 avokatë pjesë të listës së ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike dytësore;

2019-2021 (1.074 vendime gjyqësore)

Rezultate të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti ndër vite.

Ndihma Juridike Parësore – Viti 2021

  • 32 ofrues të shërbimit të ndihmës juridike të cilët gjejnë shtrirje  në mbi 95 % të territorit të vendit
  • 10 (dhjetë) qendra të shërbimit të ndihmës juridike parësore në Tiranë; Durrës; Shkodër ; Lezhë; Lushnje; Pogradec; Gjirokastër; Vlorë; Fier dhe Dibër;
  • 12 (dymbëdhjetë) organizata jofitimprurëse të cilat operojnë në Tiranë; Durrës; Elbasan; Berat; Shkodër, të autorizuara nga Ministri i Drejtësisë
  • 11 (njëmbëdhjetë Marrëveshje Bashkëpunimi me Klinikat Ligjore pranë IAL-ve që operojnë në Tiranë; Vlorë dhe Shkodër.
  • Ndihma Juridike Parësore ONLINE (platformajuristionline.al) dhe ndihma juridike në E-Albana.
  • Numri i gjelbër pa pagesë 08001010
  • Në vitin 2019 kanë përfituar ndihmë juridike parësore 23 qytetarë
  • Në vitin 2020 kanë përfituar ndihmë juridike parësore 4191 qytetarë
  • Në vitin 2021 kanë përfituar ndihmë juridike parësore 8153 qytetarë.

2019-2021 (12.367 Raste)

TAKIM ONLINE ME PËRFAQËSUES TË AMBASADËS GJERMANE NË SHQIPËRI

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas vijon me takimet me Ambasadat në Shqipëri. Më datë 21 Janar 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas z. Qirici zhvilloi një takim online me përfaqësuesen e Ambasadës Gjermane në Shqipëri zj.  Silke Jennewein

Gjatë këtij takimi nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm u bë një prezantim i funksionimit të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti dhe arritjet e Drejtorisë ndër vite.

U diskutan statistikat e konkluduara nga Raporti Vjetor i vitit 2021 dhe gjithashtu u bë një prezantim i sistemtit të ndihmës juridike gjermane.

Drejtoria kërkoi mbështetje nga Ambasada Gjermane për tematikat si më poshtë vijon:

– Makina Lëvizëse (edukimi ligjor i qytetareve në kuadër të strategjisë për edukimin ligjor të publikut);

– Kontraktimi i një punonjësi me detyrë koordinimin dhe ndërveprimin institucional me Bashkitë apo institucione të tjera, për evidentimin e rasteve kur përfituesit e humbasin statusin e tyre.

– Asistencë ligjore për adresimin e plotësimeve dhe përmirësimeve ligjore në mekanizmin e ndihmës juridike falas.

TAKIM ONLINE ME ZV. AMBASADORIN E ITALISË NË SHQIPËRI

Ditën e sotme, datë 11 Janar 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas z. Qirici zhvilloi një takim online me zv. Ambasadorin e Ambasadës Italiane në Shqipëri z. Alberto Petrangeli.
Gjatë këtij takimi nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm u bë një prezantim i funksionimit të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti dhe arritjet e Drejtorisë ndër vite.
Drejtoria kërkoi mbështetje nga Ambasada Italiane për tematikat si më poshtë vijon:

Kryerja e një sondazhi kombëtar mbi nivelin e njohurive të qytetarëve për ndihmën juridike;
-Kryerja e nje sondazhi kombëtar me qëllim evidentimin e personave që janë kategori potenciale përfituese nga skema e ndihmës juridike të garantuar nga shteti.
– Hartimi dhe publikimi i një Komentari të dedikuar akteve nëligjore në fushën e ndihmës juridike;
– Publikimin e spoteve të shkurtra publicitare për ndihmën juridike në televizionet kombëtare;
– Projekt për mbeshtetjen e Klinikave të Ligjit (mbështetja e Klinikave të Ligjit me mjete logjistike (kancelarike) dhe trajnime të vazhdueshme për studentët)
– Konferencë Shkencore “Ndihma Juridike e Garantuar nga Shteti”
– Makina Lëvizëse (edukimi ligjor i qytetareve në kuadër të strategjisë për edukimin ligjor të publikut);
– Mbështetja për krijimin dhe funksionimin e Komitetit Ndërinstitucional për Ndihmën Juridike me përfaqësues nga institucionet përgjegjëse për ofrimin e shërbimit të ndihmës juridike (Gjykatat, Prokurori, MD, Dhoma e Avokatise, Dhomat Vendore te Avokatise, Aspa, etj) me qëllim hartimin e një Strategjie Komunikimi;
– Training Need Analysis për DNJF, ofruesit e shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore;
– Zhvillimi i trajnimeve vazhduese të evidentuara nga Training Need Analysis për ofruesit e shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore.
– Hartimi i një metodologjie për përcaktimin e numrit dhe profileve të avokatëve të nevojshëm për çdo rreth gjyqësor, duke u mbështetur me indikator tregues të popullatës respektive në raport me kategoritë përfituese të ndihmës juridike falas.
– Përgatitja e materialeve audiovizuale informuese dhe trajnuese për avokatët dhe ekspertët të përfshirë si ofrues shërbimi të ndihmës juridike, për sa i përket funksionimit të mekanizimit të ndihmës juridike falas dhe procedurave të kryerjes së pagesave.
– Përpjekja për të përfshirë në një prej moduleve të kurikulës së Shkollës së Magjistraturës të mekanizmit të ofrimit të ndihmës juridike falas.
– Kontraktimi i një punonjësi me detyrë koordinimin dhe ndërveprimin institucional me Bashkitë apo institucione të tjera, për evidentimin e rasteve kur përfituesit e humbasin statusin e tyre.
– Asistencë ligjore për adresimin e plotësimeve dhe përmirësimeve ligjore në mekanizmin e ndihmës juridike falas.

Një prezantim i sistemit të ndihmës juridike italiane u diskutua nga ana e Z. Petrangeli, i cili gjithashtu vlerësoi Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas në kuadër të arritjeve dhe rezultateve, si dhe u shpreh i gatshëm mbi vijimin e bashkëpunimit midis Drejtorisë dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri.

INAGURIM I KLINIKËS SË LIGJIT

Inaguruam Klinikën e Ligjit pranë Universitetit “Wisdom” referuar bashkëpunimit që kemi me këtë Universitet.

Klinikat e Ligjit pranë IAL-ve janë ofrues të shërbimit të ndihmës juridike parësore.

Ofrimi i këtij shërbimi nga ana e Klinikave të Ligjit, përveç se një instrument më shumë në funksion të përfitimit të shërbimeve të ndihmës ligjore falas, është dhe një mundësi shumë e mirë  për studentët që të angazhohen pranë këtyre Klinikave.

Drejtoria ka nënshkruar 11 Marrëveshje Bashkëpunimi me Klinikat e Ligjit pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë

  1. Klinika e Ligjit, Universiteti “Luigj Gurakuqi Shkodër”;
  2. Klinika e Ligjit, Universiteti “Aleksandër Mojsiu” Durrës;
  3. Klinika e Ligjit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë;
  4. Klinika e Ligjit, Fakulteti i Drejtësisë, UT;
  5. Klinika e Ligjit, Universiteti Evropian i Tiranës;
  6. Klinika e Ligjit, Universiteti “Bedër”;
  7. Klinika e Ligjit, Kolegji Universitar “Ëisdom”;
  8. Klinika e Ligjit , Universiteti “Luarasi” ;
  9. Klinika e Ligjit, Universiteti “Qiriazi”;
  10. Klinika e Ligjit, Universiteti “Marin Barleti”;
  11. Klinika e Ligjit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë;                 
NDIHMA JURIDIKE FALAS NË QYTETIN E BERATIT

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ja ka dedikuar muajin Dhjetor edukimit ligjor të qytetarëve mbi sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti.

Ishim në qytetin e Beratit, ku hodhëm hapat e parë për bashkëpunimin me institucionet e këtij qarku mbi bashkëpunimin me Drejtorinë.

Drejtori i Përgjithshëm nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Drejtorinë e Shërbimit Social pranë Bashkisë Berat mbi referimin e rasteve dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit.

Zhvilluam një takim të përbashkët me aktorët kryesorë të këtij qyteti, me përfaqësues të Bashkisë Berat, Zyës Arsimore, Prokurorisë, Policisë etj.

Së shpejti, sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti do ti shtohet dhe një Qendër Shërbimi të Ndihmës Juridike Parësore pranë qytetit të Beratit.

TAKIM ME AGJENSINË PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS KOSOVË

Mirëpritëm në ambientet e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas delegacionin e Agjensisë për Ndihmë Juridike Falas, Republika e Kosovës.

Ky takim dypalësh midis dy institucioneve përgjegjëse për ofrimin e ndihmës juridike falas në shtetet respektive bëri të mundur shkëmbimin e eksperiencave midis përfaqësuesve.

Disktuam me Drejtoreshën Ekzekutive zj. Anita Alaj Kalanderi  dhe ekipin e saj mbi vendosjen e urave të bashkëpunimit dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas gjen rastin të shprehë falenderimet për delegacionin e Kosovës dhe bashkëpunimin e treguar në këtë kuadër.

TAKIM ME FOKUS FUQIZIMIN E KLINIKAVE TË LIGJIT SI OFRUES TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri zhvilloi në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut tryezën me fokus fuqizimin e Klinikave të Ligjit pranë IAL-ve si ofrues të ndihmës juridike parësore.
Në këtë takim vlen të evidentojmë pjesëmarrjen e z. Maclean, Shefi në detyrë i Departamentit të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut, Zj. Vorpsi, Zj. Bano dhe Z. Kosta, të cilët ndanë me pjesëmarrësit eksperiencat e tyre në fushën e së drejtës dhe sidomos në fushën e ndihmës juridike.
 
Disktuam mbi rolin e Klinikave të Ligjit me përfaqësuesit e Klinikave në kuadër të forcimit të bashkëpunimit, shtrirjen më tej të urave të bashkëpunimit dhe në evidentimin e problematikave dhe mënyrën sesi mund ti zgjidhim ato.
Studentët e pranishëm ndanë eksperiencat e tyre konkrete nga angazhimi i tyre në Klinikat e Ligjit pranë Fakulteteve të Drejtësisë duke treguar raste nga praktika, arritjet e tyre dhe falenderimet për njohuritë e marra.
 
Kemi bindjen e plotë që përmes këtij takimi të rrisim kapacitetin e Klinikave të Ligjit, pjesë në mekanizmin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, si një mundësi koordinimi midis tyre, me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas apo me aktorë të tretë;
Dhe më e rëndësishmja, të nxitim studentët e Fakulteteve të Drejtësisë për të qenë pjesë e mekanizimit të ndihmës juridike.
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas vlerëson maksimalisht angazhimin dhe seriozitetin e Klinikave të Ligjit dhe shpresojmë që gjatë këtij viti të vijojmë me forcimin e bashkëpunimit.
Më datë 01.12.2021, Paraligjorët e angazhuar pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë, në bashkëpunim me punonjësit e Bashkisë, organizuam një aktivitet informues për qytetarët.
Gjatë këtij aktiviteti informues pati mjaft interes nga qytetarët për tu njohur në lidhje me:
  • Shërbimet ligjore falas të garantuara nga shteti;
  • Kategoritë që mund të përfitojnë nga këto shërbime;
  • Procedurat që duhet të ndiqen si dhe ku duhet të drejtohen.
Nga ana e paraligjorëve u bë një shpjegim i detajuar I çështjeve të sipërcituara; u shpërndanë fletëpalosje; materiale informuese si dhe u evidentuan raste me nevoja për ndihmë juridike të cilat u përcollën pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë në Ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.
2.      Aktivitet informues /ndërgjegjësues me Qytetarët e Tiranës
Më datë 02.12.2021, Paraligjorët e angazhuar pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë, zhvilluan një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me qytetarët e Tiranës.
Gjatë këtij aktiviteti, patëm mundësinë të informojmë qytetarët mbi shërbimet e ndihmës juridike të garantuar nga shteti; mënyrën e përfitimit të tyre si dhe vendndodhjen dhe kontaktet e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe Drejtorisë e Ndihmës Juridike Falas.
Gjithashtu, në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve u vijua me shpërndarjen e fletëpalosjeve.
TAKIM ME PARALIGJORËT E ANGAZHUAR
Mirëpritëm në Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas paraligjorët e angazhuar në kuadër të projektit Angazhimi pro-aktiv i paraligjorëve në kuadër të rritjes së aksesit të kategorive vulnerabël në shërbimet e ndihmës juridike të garantuar nga shteti”, të cilët mbyllën me sukses 4 trajnimet e zhvilluara.
 
Diskutuam mbi përfshirjen e paraligjorëve në ofrimin e ndihmës juridike si një mundësi mjaft e mirë sa i përket identifikimit të komuniteteve në nevojë si dhe vendosjes së një lidhje të drejtpërdrejtë mes qendrave të shërbimit të ndihmës juridike, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve shtetërore me komunitetin.
 
Në përfundim, u shpërndanë çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit.
TAKIM PRANË QENDRËS SË SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE DURRËS

Ditën e djeshme u zhvillua pranë ambinteve të Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Durrës takimi me zj. Petra Oberberger, e cila është menaxhere e programit për Shqipëri dhe Kosovë nga ADA në Vjenë.

Në këtë takim morën pjesë si përfaqësues të DNJF-së zj. Pogace dhe zj, Poci, punonjësit e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Durrës zj. Zoto dhe z.Jani, përfaqësues nga organizata jofitimprurëse e autorizuar nga Ministri i Drejtësisë “Qendra për Nism Ligjore Qytetare” zj. Shehu dhe përfaqësues të UNDP zj. Cobani dhe zj. Papavangjeli.

Fillimisht u bë një vizitë në ambientet e zyrës së ndihmës juridike ku Zj. Petra u njoh nga afër me procesin e punës së punonjësve me trajnim të posaçëm pranë kësj zyre.

Më pas u zhvillua takimi i cili kishte në fokus prezantimin e sistemit e ndihmës juridike të garantuar nga shteti.

TAKIM NË QYTETIN E VLORËS

Në mbështetje të Marrëveshjes Standarde mes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministrisë së Drejtësisë mbi zbatimin e Projektit “Zgjerimi i shërbimeve të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri”, më datë 23.09.2021 u zhvillua një tryeze diskutimi në qytetin e Vlorës midis përfaqësuesve të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, punonjëseve të Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Vlorë, përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimit Social Bashkia Vlorë, Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, Drejtoria Rajonale e Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Rajone e Punesimit, Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë.

Tema e ketij takimi kishte në fokus  Dhunën në Familje, zvogelimi i problematikave dhe ardhja në ndihme e viktimave dhe viktimave të mundëshme të dhunës, me objekt përcaktimin e drejtimeve kryesore të bashkëpunimit dhe modaliteteve në funksion të përmisimit të ndihmës juridike dhe të drejtës për akses në drejtësi dhe u dakordësua referimi i rasteve për ndihmë juridike pranë Qendrës.

TAKIM ME AGJENCINË RAJONALE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE VLORË

Ditën e Enjte më datë 04.11.2021 Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Vlorë zhvilloi një takim me drejtuesen e Agjencisë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive.

Ky takim kishte në fokus prezantimin e Qendrës, rolin e saj dhe prioritetin e ardhjes në ndihmë të qytetarëve përmes ofrimit të shërbimit ligjor falas. Gjithashtu ky takim do të shërbejë për të rritur bashkëpunimin ndërinstitucional, mbi zbatimin e politikave të punësimit dhe zhvillimit të aftësive.

U dakordësua referimi i rasteve për ndihmë juridike pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Vlorë.

ORË MËSIMORE ME TEMË “TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE”
Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Fier zhvilloi një orë mësimore në bashëpunim me Qendrën Sociale Murialdo. Kjo orë u zhvillua me një grup nxënësish në ambientet e shkollës “Dino Ismaili”, me temë “Trafikimi i qenieve njerëzore”.
Nga ana e përfaqësuesve të Qendrës u bë një prezantim i ligjit për ndihmën juridike të garantuar nga shteti, duke theksuar këtu përfitimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti të viktimave të trafikimit si një kategori e veçantë e parashikuar në ligj.
 
Gjithashtu, u diskutua mbi shkaqet e trafikimit të qënieve njerëzore dhe si të shmangen situatat e rrezikshme.
 
 
REGJITRIMI I MARKËS SË DREJTORISË SË NDIHMËS JURIDIKE FALAS

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas si një institucion në varësi të Ministrit të Drejtësisë ka për mision garantimin e ndihmës juridike si një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi që duhet të ketë çdo individ për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij kushtetuese dhe ligjore.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshmë të Pronësisë Industriale mbi regjistrimin e logos së Drejtorisë.

Pas përfundimit me sukses të procedurës së regjistrimit, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale me anë të çerfitifikatës nr, 277/7 Prot datë 26.10.2021 regjistroi për një periudhë 10 vjeçare markën e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.

TAKIM ME PUNONJËSIT E QENDRAVE TË SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE NË RRETHE

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas organizoi sot një takim me disa nga përfaqësuesit e Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore nëpër rrethe.

Në mbarëvajtje të punës, punonjësit e këtyre qendrave kanë të drejtë të kërkojnë informacione nga institucione të tjera dhe është e domosdoshme që të vulosin kërkesat e tyre, në këtë mënyrë të identifikohen si kërkues legjitimë.

Për këtë qëllim Drejtoria ndërmori hapa konkretë dhe ditën e sotme shpërndau të gjithë vulat zyrtare të miratuara.

Tashmë të gjitha Qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore kanë vulat e tyre zyrtare.

Gjithashtu, në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm diskutoi mbi mbarëvajtjen e punës dhe problematikat që mund të hasin punonjësit.

Në kuadër të konkretizimit të bashkëpunimit me Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, referuar projektit: “Angazhimi pro-aktiv i paraligjorëve në kuadër të rritjes së aksesit të kategorive vulnerabël në shërbimet e ndihmës juridike të garantuar nga shteti”, u mbyll me sukses sesioni i 4 (katër) trajnimeve të zhvilluara nga specialistët e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas mbylli me sukses trajnimet me çertifikim për paraligjorët e angazhuar në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.

Gjatë 4 ditëve u trajtuan këto tema:

  • Ndihma juridike parësore;
  • Ndihma juridike dytësore;
  • Legjislacioni specifik për kategoritë e veçanta drejtëpërdrejtë përfituese të ligjit si dhe kategoritë me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme;
  • Mbrojtja e të drejtave të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas gjen rastin të falenderojë pjesëmarrësit dhe Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.

AKTIVITET NDËRGJEGJËSUES PRANË QENDRËS SOCIALE MULTIDISIPLINARE 

Më datë 20.10. 2021 pranë Qendrës Sociale Multidisiplinare u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues me shoqatën ” Shpresë për të Verbërit”

Gjate ketij aktiviteti u informua për shërbimet që Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ofron për kategoritë në nevojë. 

U vu re, se gjatë diskutimit disa nga qytetarët shprehën nevojat e tyre të cilat u mbajtën shënim për t’u referuar pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juiridke Parësore Tiranë.

TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI

Më datë 4 Tetor 2021, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas zhvilloi një takim me me përfaqësuesit e Departamentit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut, pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, takim në funksion të garantimit të aksesit në drejtësi për kategoritë vulnerabël në Republikën e Shqipërisë si një qëllim i përbashkët,

Më konkretisht gjatë këtij takimi u bë me dije mbi ecurinë dhe zhvillimet e sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti dhe u bisedua mbi mundësitë e bashkëpunimit në funksion të promovimit të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së ofruesve të shërbimit si dhe rritjes së kapaciteteve të ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike apo asistencës tekniko-ligjore për përmirësimin e ligjit/akteve nënligjore në fuqi.

Ky takim shërbeu si një hap i parë në koordinimin dhe bashkërendimin e veprimtarive të ndërsjellta, në rritjen e aksesit të qytetarëve në drejtësi.

QENDRA E SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE TIRANË

Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë e cila më parë është financuar nga donatorë, tashmë me miratimin e Ministrit të Drejtësisë financohet nga buxheti i shtetit.

Kjo qendër ofron shërbime juridike falas për qytetarët çdo ditë pranë ambienteve të Ministrisë së Drejtësisë.

Qytetarët që përfitojnë janë ata në pamundësi financiare për të marrë një avokat, qoftë për t’u këshilluar, për t’u përfaqësuar në gjykatë apo për të përgatitur dokumentat për përfaqësim në gjykatë, apo për të ditur kujt t’i drejtohen.


Gjithashtu, shërbimet e ndihmës juridike falas ofrohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë për grupet vulnerabël / kategoritë e veçanta të ligjit si: gratë viktima të dhunës në familje, viktima të trafikimit, të miturit, grupet në nevojë, grupet që i përkasin komuniteteve apo pakicave kombëtare etj.

TAKIM NË KUADËR TË STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE KUNDËR KORRUPSIONIT

Më datë 24 Shtator 2021, u zhvillua takimi i grupit teknik të zbatimit të Planit të Veprimit në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, për periudhën Janar – Qershor 2021.

Gjatë këtij takimi, u diskutua në terma teknikë mbi përmbajtjen e raportit të monitorimit për gjashtëmujorin e parë të vitit. Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, si një ndër institucionet e varësisë të Ministrit të Drejtësisë është e angazhuar në këtë strategji me përgjegjësinë për hartimin dhe miratimin e Planit të Integritetit për institucionin, si një detyrim që rrjedh nga objektivat A.8 dhe A.9 të Strategjisë Antikorrupsion.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka nisur punën për hartimin e këtij dokumenti strategjik dhe parashikon miratimin e tij në fund të vitit 2021.

TAKIM NË QYTETIN E POGRADECIT

 Në mbështetje të Marrëveshjes Standarde mes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministrisë së Drejtësisë mbi zbatimin e Projektit “Zgjerimi i shërbimeve të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri”, më datë 20.09.2021 u zhvillua një tryezë diskutimi në qytetin e Pogradecit midis përfaqësuesve të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, punonjëseve të Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec dhe aktorëve të tjerë që operojnë në qytetin e Pogradecit.

Ekipi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas diskutoi në detaje mbi sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, rolin e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit me aktorët kryesorë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mbi problematikat e hasura nga përfaqësuesit dhe u dakordësua mbi referimin e rasteve pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec.

Falenderojmë pjesëmarrësit për takimin frytdhënës!

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME SHOQATËN “INVALIDËT E PUNËS SHQIPËRI”

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Invalidët e Punës Shqipëri”, shoqatë kjo e cila përfaqëson mbi 75 000 invalidë pune.

Në vijim të konkretizimit të bashkëpunimit me Shoqatën Invalidët e Punës Shqipëri, u zhvilluan takime midis përfaqësuesve të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Kryetarit të Degës së kësaj shoqate në qytetin e Fierit dhe Kryetarit të Degës në qytetin e Vlorës.

Nga ky takim pas shkëmbimit të kontakteve u vendos që kjo shoqatë do të referojë rastet pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Fier dhe Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Vlorë.

Kryetarët e degëve të kësaj Shoqate do të zhvillojnë takime të përbashkëta me antarët dhe punonjëset e Qendrave për të diskutuar nga afër mbi problematikat e kategorisë së invalidëve, kategori kjo e cila ka një vëmendje të shtuar nga ligji për ndihmën juridike të garantuar nga shteti.

MONITORIMI I VAZHDUESHËM
QENDRA E NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE POGRADEC

Në zbatim të Urdhrit Nr. 101, datë 02.09.2021, të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas “Për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin Cilësisë së Shërbimit të Qendrës së Ndihmës Juridike Parësore Pogradec”, nëpunësi i caktuar me datë 20.09.2021 ka ushtruar kontroll të cilësisë së shërbimit të ofruar nga Qendra e Ndihmës Juridike Parësore Pogradec.

Kontrolli nga mbikëqyrësi u krye me qëllim vlerësimin e procesit të veprimtarisë së kryer nga punonjësit pranë Qendrës, duke përfshirë respektimin e dispozitave të Kodit të Etikës, rregullat e pritjes së qytetarëve dhe të arkivimit të dokumentave, sipas parashikimeve të përcaktuara në Urdhrin nr. 531, datë 25.11.2019, të Ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e kritereve dhe metodologjisë për vlerësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike dhe procedurat e mbikëqyrjes nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas të shërbimeve të ndihmës juridike”.

Drejtoria e Mbikëqyrjes së Standardeve të Ofrimit të Shërbimeve të Ndihmës Juridike në kuadër të vlerësimit të cilësisë të shërbimit të ndihmës juridike parësore, ka analizuar me kujdes veprimtarinë e kryer nga punonjësit e qendrës sipas të gjithë indikatorëve të përcaktuar në dokumentin e metodologjisë së miratuar për këtë qëllim dhe ka vijuar me gjetjet, konstatimet, analizë të detajuar sipas anekseve respektive të metodologjisë me qëllim përcjelljen rekomandimeve drejtuar qendrës së shërbimit të ndihmës juridike parësore Pogradec.

BASHKËPUNIM ME SHOQATËN PARA-TETRAPLEGJIKË, DEGA SHKODËR

Ekipi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas organizoi një takim informues me Shoqatën Para – Tetraplegjikë dega Shkodër. Ky takim u ndal në detaje në të problematikat që anëtarët e kësaj shoqate paraqitën. Përfaqësuesit e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe punonjësit e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër diskutuan mbi zgjidhjen e këtyre problematikave.

Në kuadër të konkretizimit të bashkëpunimit më këtë shoqatë, u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për të siguruar akses në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas gjen rastin të falenderojë të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim!

TAKIM ME INSTITUCIONET SHTETËRORE NË QYTETIN E SHKODRËS

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas zhvilloi një takim në qytetin e Shkodrës me përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore pranë Bashkisë Shkodër dhe përfaqësues të OJF-ve të cilat operojnë në këtë qytet.

Në këtë takim u diskutua mbi Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër, veprimtarinë e kësaj qendre dhe rezultatet e arritura deri tani.

U diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve shtetëore dhe jo vetëm.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas gjen rastin të falenderojë të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin e frytshëm.

TAKIM ME INSTITUCIONET SHTETËRORE NË QYTETIN E LEZHËS

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas zhvilloi një takim në qytetin e Lezhës me përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore pranë Bashkisë Lezhë dhe përfaqësues të OJF-ve të cilat operojnë në këtë qytet.

Ky takim kishte në vëmendje rezultatet e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Lezhë dhe bashkëpunimin me aktorët e sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti.

U diskutua mbi vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe u dakordësua referimi i rasteve për ndihmë juridike pranë Qendrës.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas gjen rastin të falenderojë të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin e frytshëm.

TAKIM “SITUATA E ROMËVE NË BASHKINË LUSHNJE”

Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Lushnje në bashkëpunim me Shoqatën e Komunitetit Rom dhe Egjiptian, Lushnje zhvilluan takimin me temë “Situata e romëve në Bashkinë Lushnje“.

Gjatë ketij takimi u diskutua  mbi problematikat e këtij komunitetit, shtrirja gjeografike e tij si dhe problemet ligjore me të cilat haset më së shumti ky komunitet.

Nga ana e përfaqësuesve të Qendrës u diskutua mbi risitë e ligjit nr. 111/2017, ”Për Ndihmën Juridike të- garantuar nga Shteti” si dhe roli i Ministrisë së Drejtësisë  dhe Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas në ndihmë të këtij komuniteti.

Në takim u shpërndanë edhe broshurat sqaruese të hartuara nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas për antarët e këtij komuniteti dhe për të gjithë pjesëmarrësit.

TAKIM ME DREJTORINË E SHËRBIMEVE SOCIALE DHE SHËNDETËSORE GJIROKASTËR

U zhvillua ne qytetin e Gjirokastrës takimi midis përfaqësuesve të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, punonjëseve të Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Gjirokastër dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore pranë Bashkisë Gjirokastër.

Në këtë takim morën pjesë funksionarë të cilët në fokus të veprimtarisë së tyre kishin kategoritë e veçanta të cilat janë pjesë e ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

Në takim u diskutua mbi vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërinstitucional, mbi rezultatet e bashkëpunimit të këtij institucioni me Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Gjirokastër dhe u dakordësua referimi i rasteve për ndihmë juridike pranë Qendrës.

Në vijim të konkretizimit të këtij bashkëpunimi të frytshëm, u firmos një marrëveshje mirëkuptimi midis Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Drejtorisë së Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore Gjirokastër.

TAKIM I HAPUR PRANË KOMUNITETIT ROM DHE EGJIPTIAN NË GJIROKASTËR

U zhvillua në qytetin e Gjirokastrës një takim i hapur pranë komunitetit rom dhe egjiptian.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe punonjësit e Qendrës së Shëbimit të Ndihmës Juridike Parësore Gjirokastër takuan nga afër qytetarë të komunitetit rom dhe egjipitian duke bashkëbiseduar nga afër për të dëgjuar problematikat kryesore që shqetësojnë këtë komunitet.

Nga ana e përfaqësuesve u fol mbi ndihmën juridike të garantuar nga shteti, si alternativa më e mirë për zgjidhjen e problematikave të këtij komuniteti.

Ky takim rezultoi shumë frytdhënës, duke mbajtur shënim rastet dhe referimin e tyre pranë Qendrës së Shëbimit të Ndihmës Juridike Parësore Gjirokastër për të përfituar ndihmë juridike falas.

FOKUS I SHTUAR PËR KATEGORITË ROME DHE EGJIPTIANE PËRMES NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJES SË MIRËKUPTIMIT ME ORGANIZATËN “DREJTËSI SOCIALE”

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në cilësinë e institucionit publik që bën të mundur ofrimin dhe garantimin e shërbimeve ligjore falas kundrejt të gjithë qytetarëve në nevojë dhe kategorive të veçanta, i ka kushtuar një vëmendje të shtuar ofrimit të shërbimit ligjor falas për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë siç janë komunitetet Rome dhe Egjiptiane.

Përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit me Organizatën “Drejtësi Sociale” me nr. 13/1 prot., datë 17.01.2021, organizatë e dedikuar për mbrotjen e të drejtave të kategorive Rome dhe Egjiptiane, palët marrin për sipër zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta të ndihmë të shtresave në nevojë.

Ofrimi i aksesit në drejtësi për kategoritë Rome dhe Egjiptiane është një ndër masat kryesore nën përgjegjësinë e Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas në Planin Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve

Në këtë kuadër, më datë 26.08.2021, u zhvillua takimi vijues me përfaqësuesit e kësaj Organizate gjatë së cilit u dakordësua mbi aktivitetet e planifikuara për tu zhvilluar përgjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2021.

AKTIVITET NDËRGJEGJËSUES PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

 Paraligjorët e angazhuar pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë, po vijojnë me zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese sipas kalendarit të aktiviteteve (Korrik 2021-Prill 2022).

Një ndër këto aktivitete ishte dhe aktiviteti i datës 31.08.2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilën Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka lidhur Marrëveshjen e Bashkëpunimit “Për sigurimin e aksesit në drejtësi të qytetarëve nëpërmjet ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike falas”

Gjatë këtij aktiviteti, paraligjorët e angazhuar patën mundësinë të informojnë qytetarët mbi shërbimet e ndihmës juridike të garantuar nga shteti; mënyrën e përfitimit të tyre si dhe vendndodhjen dhe kontaktet e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe Drejtorisë e Ndihmës Juridike Falas.

Gjithashtu, në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve u vijua me shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe afishimin e posterave “Si të përfitojmë ndihmë juridike” pranë ambienteve të kësaj gjykate.

BASHKËPUNIM ME BASHKINË TIRANË DHE MEKANIZMIN E KOORDINUAR TË REFERIMIT KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE ME QËLLIM ZHVILLIMIN E AKTIVITETEVE TE PËRBASHKËTA

Paraligjorët e angazhuar pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë, po vijojnë me bashkëpunimin me insitucionet qendore/vendore në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese/edukimit ligjor të publikut.

Në kuadër të kësaj nisme, paraligjorët, më datë  07.09.2021, zhvilluan një takim me përfaqësues të Bashkisë Tiranë si dhe me Koordinatoren Vendore kundër Dhunës në Familje, zj. Anjeza Bojaxhiu, me qëllim ngritjen e urave të bashkëpunimit.

Gjatë këtij takimi, u shpreh gadishmëria për përfshirjen e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas në takimet periodike të Mekanizmin e Koordinuar të Referimit (ngritur nga Bashkia Tiranë në zbatim të ligjit nr.9669/2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”).

Gjithashtu, përfaqësues të Bashkisë së Tiranë, shprehën dakordësinë për zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese në 6 Qendrat Multidisiplinare Komunitare, ku ofrohen shërbime sociale të integruara për grupet vulnerabël, përfitues të drejtëpërdrejtë të ndihmës juridike të garantuar nga shteti.

Në vijimësi, u dakordësua hartimi i një kaledari të përbashkët periodik për zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese. 

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË POGRADEC
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas vijon me promovimin e shërbimit për qytetarët, si edhe me shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe vendosjen e posterave në kuadër të fushatave të ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas.
 
Paraligjorët e angazhuar pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec zhvilluan një aktivitet ndërgjgjësues në qytetin e Pogradecit.
 
Gjatë këtij aktiviteti, paraligjorët e angazhuar patën mundësinë të informojnë qytetarët mbi shërbimet e ndihmës juridike të garantuar nga shteti; mënyrën e përfitimit të tyre si dhe vendndodhjen dhe kontaktet e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe Drejtorisë e Ndihmës Juridike Falas.
VIJON BASHKËPUNIMI I FRYTSHËM MINISTRISË SË DREJTËSISË/DREJTORISË SË NDIHMËS JURIDIKE FALAS ME PROGRAMIN E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM (UNDP) PËR SIGURIMIN E SHËRBIMEVE TË NDIHMËS JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI

Ministria e Drejtësisë/ Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas nënshkroi me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), marrëveshjen mbi zbatimin e projektit “Zgjerimi i shërbimeve të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri”.

Referuar kësaj marrëveshje sigurohet ofrimi i pandërprerë i shërbimeve të ndihmës juridike falas në 8 (tetë) qendrat ekzisutese të shërbimit të ndihmës juridike parësore në Durrës, Fier, Lezhë, Vlorë, Dibër, Gjirokastër, Pogradec dhe Shkodër duke fuqizuar më tej aksesin në drejtësi të grupeve vulnerabël.

Falënderojmë Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), për mbështetjen dhe ftojmë të gjithë qytetarët të paraqiten pranë Qendrave për të përfituar shërbime juridike falas !

TAKIM ME ORGANIZATËN JOFITIMPRURËSE ALTRI

Më datë 15.07.2021, në kuadër të projektit “Përmirësimi i ofrimit të shërbimit të ndërmjetësimit në Shqipëri nëpërmjet advokimit për ndërmarrjen e masave konkrete dhe ofrimit të modeleve të suksesshme!” të financuar nga fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, u realizua takimi ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, Qendrës ALTRI, ndërmjetësve të angazhuar pranë Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore dhe punonjësve të Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit me nr. 16/1 prot., datë 18.01.2021, ndërmjet Qendrës ALTRI dhe Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, DNJF ka mbështetur Qendrën ALTRI mbi zbatimin e projektit “Përmirësimi i ofrimit të shërbimit të ndërmjetësimit në Shqipëri nëpërmjet advokimit për ndërmarrjen e masave konkrete dhe ofrimit të modeleve të suksesshme!” përmes:

  • Vendosjes në dispozicion të ambienteve të qendrave të shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Tiranë; Durrës; Shkodër  dhe Pogradec me qëllim ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit nga ekspertët/ndërmjetësit e kontraktuar nga ALTRI;
  • Nxitjes së qytetarëve drejt zgjidhjes së institutit të ndërmjetësimit
  • Nxitjen e qytetarëve drejt zgjidhjes së institutit të ndërmjetësimit nëpërmjet bashkëpunimit me qendrat e shërbimit të ndihmës juridike parësore Tiranë; Durrës; Shkodër dhe Pogradec (për një periudhë kohore 6 mujore);
  • Ofrimin e modeleve të shërbimit të ndërmjetësimit falas për kategoritë në nevojë nëpërmjet klinikave të ligjit;
  • Promovimin e sistemit të ndërmjetësimit përmes platformës juristionline në një gjuhë të përshtatshme dhe të kuptueshme;
  • Advokimin për ndryshime ligjore apo gjetjen e mekanizmave që synojnë përmirësimin e shërbimit të ndërmjetësimit sipas rekomandimeve të evidentuara në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë
TAKIM ME DHOMËN KOMBËTARE TË AVOKATISË DHE KRYETARËT E DHOMAVE VENDORE

Më datë 30.06.2021 u zhvillua takimi me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe kryetarët e dhomave vendore për rolin e avokatëve në zbatim të reformës në drejtësi dhe në skemën e ndihmës juridike falas.

Përfshirja e sa më shumë avokatëve profesionistë në skemën e ndihmës juridike dytësore është qëllimi ynë i përbashkët.

Bashkë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë do të ngremë regjistrin e rasteve Pro bono që ofrohen nga avokatët për qytetarët në nevojë, për të mundësuar shtrirjen kapilare me të gjithë aktorët ofrimin e ndihmës juridike falas.

Urime të gjithë të certifikuarve në kursin online “Ndihma juridike parësore e garantuar nga shteti” i cili u zhvillua në bashkëpunim me UNDP Albania  (Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara-PNUD) dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, si pjesë e Projektit “Shtrirja e shërbimit të ndihmës juridike për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatuar nga PNUD në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me financim të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC). Kursi online u zhvillua me një kohëzgjatje 18 orë në total ku çdo pjesëmarrës ka pasur mundësinë e coaching individual me trajneren Dr. Nadia Rusi dhe pjesëmarrjen e suksesshme të punonjësve të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

TAKIM ME STUDENTËT

Zj. Ministre e Drejtësisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas zhvilluan një takim me disa prej studentëve që kanë kontribuar në dhënien e shërbimit të ndihmës ligjore falas pranë Klinikave të Ligjit, Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe pranë Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Një bashkëpunim shumë i frytshëm jo vetëm në ofrimin e shërbimit të ndihmës ligjore falas, por edhe të ndërgjegjësimit dhe edukimit ligjor të qytetarëve, duke qenë si një ndër objektivat tanë të strategjisë së edukimit ligjor.

Në fund të takimit u shpërndanë disa certifikata mirënjohje studentëve për kontributin e tyre në ofrimin e ndihmës ligjore falas për qytetarët dhe mbylljen me sukses të praktikës 3 mujore.

Nëpërmjet 10 marrëveshjeve të bashkëpunimit, ne kemi arritur të bëjmë realitet ofrimin e ndihmës juridike parësore nga klinikat ligjore dhe studentët e angazhuar pranë tyre, bashkëpunim që do të vijojmë.

AFISHIM I POSTERIT
“KE NEVOJË PËR NDIHMË JURIDIKE”

Në përmbushje të misionit të Ministrisë së Drejtësisë, garantimit të aksesit në drejtësi për të gjithë qytetarët, së bashku me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht me organet e qeverisjes së nivelit qendror dhe lokal në Shqipëri.

Në këtë kuadër, kemi vijuar me fushatën e promovimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit për qytetarët në lidhje me sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti.

Vendosja e posterave në zyrat e shtetërore të administratës lokale dhe asaj qendrore, do të mundësojnë informimin e të gjithë qytetarëve në rreth ndihmës juridike falas.

 

INSPEKTIM I QENDRËS SË SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE FALAS SHKODËR

Ditën e Premte Ministri i Drejtësisë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas inspektuan Qendrën e Ndihmës Ligjore falas në qytetin e Shkodrës. Falë bashkëpunimit me kryetarin e Gjykatës së Rrethit Shkodër, Arbër Çela, kjo Qendër ushtron aktivitetin e saj në ambientet e kësaj Gjykate, me qëllim aksesin e plotë nga qytetarët në drejtësi.

Bashkë me znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e UNDP-së, Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, z. Christian Steiner dhe znj. Simone Ungersboeck, Drejtore e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, pamë nga afër ambientet dhe punën e kësaj Qendre që nga funksionimi i saj.

213 qytetarë për këtë vit kanë përfituar nga shërbimet e ndihmës juridike falas parësore në Qendrën e Shkodrës.

Vetëm përgjatë vitit 2021, 33 qytetarë të asistuar nga kjo Qendër, kanë përfituar ndihmë juridike falas dytësore me vendim gjykate.

Falë mbështetjes të UNDP Albania në bashkëpunim me Austrian Development Agency, Qendra tashmë në administrim të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas ka filluar të tregojë rezultate shumë pozitive.

TAKIM ME SHOQATËN UNË GRUAJA
 
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka zhvilluar një takim të përbashkët me shoqatën “Unë Gruaja” me fokus kryesor vendosjen e urave të bashkëpunimit me këtë shoqatë e cila prej vitesh operon në qytetin e Pogradecit duke shërbyer si qendër këshillimi për gra dhe vajza të abuzuara.
 
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me këtë shoqatë për ti ardhur në ndihmë të gjithë vajzave dhe grave të abuzuar kryesisht në këtë qytet për t’i siguruar aksesin në drejtësi përmes ndihmës juridike të garantuar nga shteti.
TAKIM ME DREJTORINË RAJONALE TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR SHKODËR

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, zhvilloi një takim të përbashkët me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër dhe Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër, me fokus mbrojtjen e të drejtave ligjore të personave me aftësi të kufizuar dhe viktimave të dhunës në familje.

Me ndryshimet e reformës në drejtësi, arritëm garantimin e të drejtës së barabartë të aksesit në drejtësi për të gjithë qytetarët, për ata të cilët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme financiare për një avokat, por njëkohësisht edhe për disa kategori të posaçme si viktimat e dhunës, trafikimit, të miturit në konflikt me ligjin, personat me aftësi te kufizuara dhe kategoritë e tjera të veçanta të përfituesve të parashikuara në ligj.

Takimi u konkretizua dhe me nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi midis dy institucioneve për ti ardhur në ndihmë të gjithë personave me aftësi të kufizuar dhe viktimave të dhunës në familje në këtë Qark.

TAKIM MBI ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË PËR EDUKIMIN LIGJOR TË PUBLIKUT 2020 – 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Drejtori i Mbikëqyrjes së Standardeve të Ofrimit të Shërbimeve të Ndihmës Juridike, morën pjesë në takimin mbi zbatimin e planit të veprimit të strategjisë për edukimin ligjor të publikut 2020-2023.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi masat e ndërmarra në zbatim të Planit të Veprimit të Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut (SELP). Në emër të DNJF u bë një prezantim i shkurtër i ecurisë së deritanishme dhe i masave të planifikuara për në vijim.

DITA NDËRKOMBËTARE E DIVERSITETIT KULTUROR

Zhvilluam më 21 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, aktivitetin në të cilin morën pjesë aktorë të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti si dhe organizata të shoqërisë civile. Fokusi kryesor i këtij aktiviteti ishte diskutimi mbi respektimin e të drejtave të njeriut, promovimi i dialogut ndërkulturor, lufta kundër racizmit dhe veprimtaria në mbrojtje të pakicave kombëtare.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në cilësinë e institucionit publik që bën të mundur ofrimin dhe garantimin e shërbimeve ligjore falas kundrejt të gjithë qytetarëve në nevojë dhe kategorive të veçanta, i ka kushtuar një vëmendje të shtuar ofrimit të shërbimit ligjor falas për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë siç janë komunitetet Rome dhe Egjiptiane.

Gjejmë rastin të theksojë rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe krijimin e urave të bashkëpunimit të të gjithë aktorëve ofrues të ndihmës juridike.

Takim i përbashkët me “Austrian Development Agency”

 
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas zhvilloi një takim të përbashkët me Austrian Development Agency, e cila financon ”Mbështetjen për Drejtësi të Aksesueshme për Gratë dhe Burrat në Shqipëri” zbatuar nga UNDP.
 
 
Në këtë takim u diskutua mbi situatën e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, nevojat dhe sfidat e së ardhmes.
 
 
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas falenderon aktorët për bashkëpunimin!
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas një hap më pranë studentëve
Në Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas dhe në Qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore tashmë kanë filluar praktikën 34 studentë të Fakulteteve të Drejtësisë, Universitete Shtetërore dhe Private të Republikës së Shqipërisë.
 
Kjo praktikë do të zhvillohet në periudhën kohore të 3 muajve, periudhë gjatë së cilës të gjithë studentët do të angazhohen drejtpërdrejt në sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti.
 
Studentët e angazhuar pranë Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Tiranë dhe rrethe kanë mundësinë të shohin nga afër ofrimin e ndihmës juridike falas direkt të qytetarët.
 
 Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas gjen rastin t’u urojë suksese të gjithë studentëve të angazhuar!
Seancë trajnuese mbi ndihmën ligjore falas për personat me aftësi të kufizuar

Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juidike Parësore Fier në bashkëpunim me përfaqësues të Bashkisë Fier , UNDP,  FSHDPAK zhvilluan një seancë trajnuese mbi ndihmën ligjore falas për personat me aftësi të kufizuar.

 

Në këtë takim online u diskutua mbi “Ligjin për ndihmën jurdike të garantuar nga shteti”, format e ndihmës juridike dhe kategoritë përfituese.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua personave me aftësi të kufizuar, një kategori e parashikuar në ligjin për ndihmën juridike e cila përfiton ndihmë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Takim i hapur me qytetarë të komunitetit romë dhe egjipitianë
Ekipi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe punonjësit e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Fier  organizuan takim të hapur me qytetarë të komunitetit romë dhe egjipitianë në Mbrostar, Fier.
 
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të UNDP dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Nga ana e përfaqësuesve të Drejtorisë u diskutua mbi Ligjin “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”,  mënyrën e përfitimit dhe një fokus të veçantë mbi kategorinë e qytetarëve romë dhe egjiptianë.
 
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas shprehu arritjet mbi numrin e përfituesve të shërbimeve juridike falas të këtij komuniteti dhe planet konkrete mbi rritjen e numrit të përfituesve.
Takim me punonjësit e Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore

Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas zhvilloi një takim me punonjësit e Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, të shtrira në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë takim u diskutua mbi Analizën Statistikore Mars 2021 me të dhënat e përcjella nga të gjithë ofruesit e ndihmës juridike të garantuar nga shteti.

Sa i përket ndihmës juridike parësore, nga rastet e administruara për muajin Mars 2021, në total rezultojnë 731 raste nga të cilat 209  raste janë trajtuar nga Qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore; 228 raste janë trajtuar nga Organizatat Jofitimprurëse të autorizuara nga Ministri i Drejtësisë; 4 raste janë trajtuar nga Klinikat e Ligjit pranë IAL-ve; 209 raste janë trajtuar nga Platforma juristionline.al si dhe 81 raste janë trajtuar përmes numrit të gjelbër 08001010.

Sa i përket ndihmës juridike dytësore, në total rezultojnë 63 vendime gjyqësore nga të cilat në 61 vendime janë pranuar kërkesat për ndihmë juridike dhe/ose përjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqësore dhe në 2 vendime janë rrëzuar kërkesat për ndihmë juridike dhe/ose përjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqësore për mos plotësim dokumentaconi/ mospërmbushje të kritereve të ligjit.

Gjithashtu, në këtë takim u prezantua Analiza e Performancës Janar – Mars 2021 e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, analizë kjo e cila përfshin përmbushjen e objektivave, arritjeve dhe sfidave për të ardhmen të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti.

Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Vlorë zgjeron shtrirjen e drejtpërdrejtë të “Akesit në Drejtësi për qytetarët shqiptarë”

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme të Ndihmës Juridike Falas, mundësuan çeljen e zyrës së Ndihmës Juridike Falas pranë Bashkisë Vlorë si dhe vendosën objektivat për ndihmën parësore juridike për çdo qytetar.

Funksionimi i Zyrës së Ndihmës Juridike Falas të garantuar nga shteti, është pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit mes institucioneve qëndrore dhe vendore, shoqërisë civile dhe pushtetit gjyqësor për asistencën dhe edukimin ligjor të publikut me bashkëpunimin e vyer nga UDNP Albania dhe Austrian Development Agency.

Me këtë qëllim, gjatë vizitës u zhvillua edhe një takimin me nënkryetaren e Bashkisë Vlorë, e cila ofroi mbështetjen e saj për ofrimin e këtij shërbimi tek cilido qytetar që është në nevojë.

Ndihma Juridike Falas në qytetin e Dibrës

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas vijon me promovimin e shërbimit për qytetarët, si edhe me shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe vendosjen e posterave në kuadër të fushatave të ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas.

Ekipi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe punonjësit e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Dibër organizuan një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët e këtij qyteti. Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Dibër, pas pilotimit të këtij shërbimi nga UNDP Albania , ka kaluar nën administrimin e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.

Ky shërbim do të vijojë të ofrohet falas për qytetarët në nevojë të Dibrës falë mbeshtetjes se UNDP Albania, në kuadër të projektit për “Zgjerimin e Shërbimeve të Ndihmës Juridike për Gratë dhe Burrat në Shqipëri” financuar nga Agjensia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Kjo Qendër gjendet në mjediset e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe është e aksesueshme nga të gjithë qytetarët.

Konferenca Kombëtare Gjetje dhe rekomandime; Parandalimi i dhunës ndaj grave para se ajo të ndodhë – Mbështetje për rastet e dhunës gjatë pandemisë COVID-19”

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas mori pjesë në Konferencën Kombëtare “Gjetje dhe rekomandime; Parandalimi i dhunës ndaj grave para se ajo të ndodhë – Mbështetje për rastet e dhunës gjatë pandemisë COVID-19”

Kjo konferencë u organizua nga Shoqata e grave “Refleksione” mbështetur nga Ambasada Gjermane.

Nga ana e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas u diskutua mbi fokusin e rëndësishëm që drejtoria i jep kësaj kategorie.

Trajnim online mbi ligjin nr.111/2017 “Për ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”
Më datë 18.03.2021 Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në bashkëpunim me Eurlius V dhe Shkollën e Magjistraturës zhvilluan trajnimin online mbi ligjin nr.111/2017 “Për ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”
 
Ky trajnim u zhvillua nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të Euralius dhe të Shkollës së Magjistraturës.
 
Në këtë trajnim morën pjesë stafi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, ofruesit e ndihmës juridike parësore, ofruesit e ndihmës juridike dytësore dhe me praninë e veçantë të gjyqtarëve dhe përfaqësues të gjykatave të Republikës së Shqipërisë.
 
U diskutua mbi një vështrim të përgjithshëm të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti dhe më pas duke u ndalur në terma konkretë dhe raste praktike.
 
Nëpërmjet këtij trajnimi u diksutuan problematikat e hasura nga aktorët kryesorë dhe arrijten e një qëndrimi unifikues në zgjidhjen e tyre.
Trajnim i studentëve të angazhuar në Klinikat e Ligjit pranë IAL-ve

Stafi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas  zhvilloi trajnimin  me temë “Aksesi në drejtësi dhe risitë e ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”,  mbajtur me studentët të cilet do të angazhohen në Klinikat e Ligjit pranë IAL-ve me të cilat Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka lidhur marrevëshje bashkëpunimi.

Në këtë takim online u trajtuan temat:

      Instrumentët ndërkombëtarë që garantojnë aksesin në drejtësi të qytetarëve ndërmjet ofrimit të ndihmës juridike falas.

      Sistemi i ndihmës juridike parësore. Sistemi i ndihmës juridike dytësore. Arritjet e sistemit të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti dhe sfidat për të ardhmes.  Prezantimi i Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Në Bashkinë Pogradec zhvillohet takim i hapur me temë: Ne mundemi-Thuaji Jo Diskriminimit”
Në datën 10.02.2021 në Bashkinë Pogradec,  në kuadër të “Javës kundër Diskriminimit” u zhvillua takimi i hapur me temë “Ne mundemi-Thuaji Jo Diskriminimit“, në bashkëpunim me specialisten e zyrës rajonale të Avokatit të Popullit Pogradec dhe specialisten e zyrës rajonale te Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi Korçë.
 
 U informuan pjesëmarrësit lidhur me Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec, shërbimet që ofrohen, si dhe kategoritë e personave që përfitojnë në bazë të ligjit nr 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, si dhe ndërgjegjësimi i tyre lidhur me zgjidhjen e problematikave duke iu drejtuar institucioneve përkatëse, në ndihmë të qytetarëve.
Vizitë pranë Klinikës së Ligjit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”
Klinika e Ligjit pranë Universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës, është tashmë një realitet i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi. Zv.Min i Drejtësisë Klajd Karameta dhe ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike inspektuan Klinikën e Ligjit pranë këtij universiteti për të parë nga afër veprimtarinë këtij institucioni që është krijuar si risi.
 
Në këtë vizitë, u zhvillua dhe një takim edhe me Dekanin e këtij Universiteti , takim në të cilin u prezantuan arritjet e deritanishme të kësaj Klinike.
  Pjesë e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi më tej me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas.
 
Funksionimi i Klinika së Ligjit pranë Universitetit Aleksandër Moisiu vijon shtrirjen e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Inspektim i Ministrit të Drejtësisë në ambientet e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas
Drejtoria e Përgjithshme e Ndihmës Juridike Falas u inspektua nga Zj. Ministre e Drejtësisë Etilda Gjonaj për të marrë në analizë veprimtarinë e institucionit, i cili është krijuar si rrjedhim i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi.
 Qëllimi konkretizohet në disa objektiva kyçe që aktualisht janë duke u ndjekur nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas si:
 Shtrirja e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
 Mbikëqyrja e cilësisë së shërbimit të ofruar dhe forcimi i kapaciteteve përmes zhvillimit të trajnimeve fillestare dhe të vazhdueshme për të gjithë ofruesit e shërbimit.
 Zhvillimi i aktiviteteve promovuese mbi sistemin e ndihmës juridike falas dhe edukimin ligjor të publikut.
 Forcimi i urave të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare; aktorët e shoqërisë civile; institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore si dhe pushtetin gjyqësor në kuadër të zhvillimit të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti.
 Konstatimi i arritjeve, problematikave dhe nevojave në këtë fushë me qëllim hartimin e politikave të mëtesjme në këtë kuadër.
Webinar me punonjësit e rinj me trajnim të posaçëm pranë Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në qytetet e Fierit, Dibër, Lezhë dhe Vlorë.

Qëllimi kryesor i këtij webinari ishte prezantimi i sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti në terma më konkretë dhe bashkëbisedimi aktiv i ofruesve të shërbimit, mbajtjes të të dhënave dhe administrimit të tyre sipas formateve të reja të përcaktuara nga aktet nënligjore.

Janë pikërisht këto të dhëna, të administruara nga të gjithë ofruesit e shërbimit të ndihmës

juridike të cilat do të shërbejnë për hartimin e politikave të ndryshme në këtë kuadër si dhe do të jenë një indicie për evidentimin e nevojave për ndryshime ligjore.

Falenderojmë ofruesit për pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë webinar.

Hapet Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Gjirokastër

Qytetarët që përfitojnë janë ata në pamundësi financiare për të marrë një avokat, qoftë për t’u këshilluar, për t’u përfaqësuar në gjykatë apo për të përgatitur dokumentat për përfaqësim në gjykatë, apo për të ditur kujt t’i drejtohen.
Gjithashtu, shërbimet e ndihmës juridike falas ofrohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë për grupet vulnerabël / kategoritë e veçanta të ligjit si: gratë viktima të dhunës në familje, viktima të trafikimit, të miturit, grupet në nevojë, grupet që i përkasin komuniteteve apo pakicave kombëtare etj.

Zv.Min i Drejtësisë Klajd Karameta dhe një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike inspektuan Qendrën e Ndihmës Juridike Falas në Gjirokastër për të parë nga afër veprimtarinë këtij institucioni që është krijuar si rezultat i drejtpërdrejtë i reformës në drejtësi.

Funksionimi i Zyrës së Ndihmës Juridike në Gjirokastër vijon shtrirjen e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Së bashku për rritjen e aksesit në drejtësi të qytetarëve

Më datë 28.01.2021 u zhvillua takimi i rrjetëzimit të ofruesve të shërbimeve në Durrës, me temë “Së bashku për rritjen e aksesit në drejtësi të qytetarëve”. Ky aktivitet u organizua në kuadrin e projektit “Mbështetje për ofrimin e ndihmës juridike parësore, efektive dhe cilësore për individët dhe komunitetet e margjinalizuara në rajonin e Durrësit”, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim PNUD, i cili po zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas. Projekti financohet me fonde të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim ADC. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, përfaqësues të Komisariatit të Policisë Durrës, përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit, OJF-të të cilat ofrojnë ndihmë ligjore falas për grupet e margjinalizuara që nuk kanë mundësi të marrin një avokat, OJF-të që ofrojnë shërbime sociale për individët nga grupet e margjinalizuara si Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Qendra Komunitare “Sot për të Ardhmen”, Qendra Komunitare për Fëmijët me Afëtsi të Kufizuara, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Qendra e Shërbimeve Mbrojtëse Fuqizuese Emergjente për Fëmijën dhe Familjen, World Vision Albania, DAR Durrës, Drejtues të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë Durrës, përfaqësues të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmjëve, Bashkia Durrës, psikologë dhe punonjës social në shkolla në Durrës dhe aktorë të tjerë lokalë publikë përfaqësues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në  familje, etj.  Aktiviteti do të shërbejë për të forcuar komunkimin dhe koordinimin e ofruesëve të shërbimeve në Durrës në mbështetje të individëve dhe komuniteteve të margjinalizuara në Durrës.

ZHVILLOHET PROCEDURA E SHORTIT PËR PËRGATITJEN E LISTËS DHE CAKTIMIN E AVOKATËVEQË DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE DYTËSORE
U zhvillua procedura e hedhjes së shortit për përgatitjen  e listës dhe caktimin e avokatëve që do të ofrojnë ndihmë juridike dytësore në proceset civile dhe administrative për vitin 2021.

Gjatë kësaj procedure është respektuar parimi i rotacionit si dhe të gjitha rregullat e parashikuara në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, me nr.17, datë 05.08.2020, duke garantuar kështu një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

Pas miratimit të listës së avokatëve që do të ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore, do të vijohet me procedurën e nënshkrimit të kontratave të shërbimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe avokatëve të listës së miratuar.
Garantimi i ndihmës juridike parësore nëpërmjet ofrimit të këtij shërbimi nga Klinikat e Ligjit pranë IAL-ve

Ditën e Martë, më datë  26.01.2021 u zhvillua takimi i përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e Klinikave të igjit dhe studentët e drejtësisë të Universiteteve. Aksesi në drejtësi është një element themelor i shtetit të së drejtës, për të cilin Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, së bashku me partnerët po punojnë çdo ditë për zbatimin sa më efektiv në praktikë të këtij elementi. Në sistemin tonë të ri të drejtësisë është tejet e rëndësishme garantimi i të drejtës së barabartë të aksesit në drejtësi për të gjithë qytetarët, për ata të cilët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme financiare për të marrë një avokat, por njëkohësisht edhe për kategori të posaçme si viktimat e dhunës, trafikimit, të miturit në konflikt me ligjin, personat me aftësi të kufizuara dhe kategoritë e tjera të veçanta të përfituesve të parashikuara në ligj. Një nga risitë e ligjit për ndihmën juridike është pikërisht dhe parashikimi për herë të parë i Klinikave të Ligjit pranë IAL-ve si ofrues të shërbimit të ndihmës juridike parësore, të cilat shërbejnë për informimin e qytetarëve për legjislacionin shqiptar, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Shteti Shqiptar, por edhe çështje të cilat lidhen me ndërmjetësimin, këshillimin, përpilimin e akteve, përfaqësimin pranë organeve të administratës shtetërore si dhe shërbime të tjera. Bashkëpunimi me Klinikat e Ligji ka qenë i frytshëm jo vetëm në forcimin e aksesit në drejtësisë, por edhe në drejtim të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme me karakter edukues dhe ndërgjegjësues.

ZHVILLOHET TAKIMI I DREJTORISË SË NDIHMËS JURIDIKE FALAS ME PËRFAQËSUES TË BANKËS BOTËRORE

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka zhvilluar më datë 25 Janar 2021 takim me ekipin e Bankës Botërore për Albania – Gender Equality in Access to Economic Opportunities Development Policy Financing.

Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi zhvillimet në fushën e ndihmës juridike të garantuar nga shteti në kuadër të ndryshimeve të miratuara me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.111/2017.

Ky takim kishte si qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në funksion të mbështetjes së Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas për forcimin e aksesit të barabartë në drejtësi përmes shërbimeve juridike falas.

Së bashku për rritjen e aksesit në drejtësi të qytetarëve

Ditën e Mërkurë, më datë 20 Janar 2021 u zhvillua takimi i rrjetëzimit të ofruesve të shërbimeve në Shkodër, me temë “Së bashku për rritjen e aksesit në drejtësi të qytetarëve”.

Ky aktivitet u organizua në kuadrin e projektit “Mbështetje për ofrimin e ndihmës juridike parësore, efektive dhe cilësore për individët dhe komunitetet e margjinalizuara në rajonin e Shkodrës”, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim PNUD, i cili po zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas. Projekti financohet me fonde të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim ADC.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, punonjësit me trajnim të posaçëm të Qendrës së Shërbimeve të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër si dhe përfaqësues të Organizatave Jofitimprurëse në Shkodër.

Fushata e ndërgjegjësimit në qytetin e Shkodrës

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas vijon me promovimin e shërbimit për qytetarët, si edhe me shpërndarjen e fletëpalosjeve në kuadër të fushatave të ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas.
 
Ditën e Mërkurë datë 23.12.2020 , ekipi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas ishte në qytetin e Shkodrës ku organizoi një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët e këtij qyteti
 
Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Shkodër, pas pilotimit të këtij shërbimi nga UNDP Albania deri në Nëntor të vitit 2020, ka kaluar nën administrimin e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas. Ky shërbim do të vijojë të ofrohet falas për qytetarët në nevojë të Shkodrës falë mbeshtetjes se UNDP Albania, në kuadër të projektit për “Zgjerimin e Shërbimeve të Ndihmës Juridike për Gratë dhe Burrat në Shqipëri” financuar nga Agjensia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
 
Kjo Qendër gjendet në mjediset e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe është e aksesueshme nga të gjithë qytetarët.
 U afishuan postera të ndihmës juridike falas, u shpërndanë fletëpalosje dhe manuale të cilat shpjegojnë se si qytetarët mund të përfitojnë ndihmë juridike. 

Fushata e ndërgjegjësimit në qytetin e Durrës

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas vijon me promovimin e shërbimit për qytetarët, si edhe me shpërndarjen e fletëpalosjeve në kuadër të fushatave të ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas.

Ditën e Hënë datë 14.12.2020 , ekipi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas ishte në qytetin e Durrësit ku organizoi një fushatë ndërgjegjësimi.

U afishuan postera të ndihmës juridike në institucione si:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës; Instituti i Sigurimeve Shoqërore;

Prefektura.. etj

 U shpërndanë fletëpalosje dhe manuale të cilat shpjegojnë se si qytetarët mund të përfitojnë ndihmë juridike. 

Këto fushata ndërgjegjësimi do të vijojnë në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë pë t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve.

Fushatë ndërgjegjësimi në qytetin e Tiranës

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas po vijon me promovimin e shërbimit për qytetarët, si edhe me shpërndarjen e fletëpalosjeve në kuadër të fushatave të ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas.

 ​

U shpërndanë gjithashtu dhe  manuale të cilat shpjegojnë se si qytetarët mund të përfitojnë ndihmë juridike.

Këto fushata ndërgjegjësimi do të vijojnë edhe në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë

Ndihma Juridike Falas direkt tek qytetarët

Ekipi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas organizoi një takim me qytetarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian në zonën e Shkozës, Tiranë, bashkë me përfaqësuesit e Klinikës Ligjore Wisdom, me të cilët është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Pjesëmarrësit, si një ndër kategoritë përfituese të ndihmës juridike të garantuar nga shteti, u informuan mbi të drejtat që ligji për ndihmën juridike u garanton dhe mënyrën e përfitimit të ndihmës juridike falas.

Zhvilluam një bashkëbisedim mbi problematikat ligjore të qytetarëve, të cilat do të adresohen për t’u trajtuar në Klinikën e Ligjit Wisdom dhe Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë.

Vlerësim për Klinikën Ligjore Wisdom për iniciativën e ndërmarrë dhe shoqatën ‘Shtëpi Shprese’, e cila mundësoi përshtatjen e mjediseve duke mbajtur parasysh distancimin social dhe rregullat Anti Covid.

Nënshkrimi i 25 marrëveshjeve me gjykatat e Republikës së Shqipërisë!

 
Në përmbushje të misionit madhor të Ministrisë së Drejtësisë, “Sigurimit të ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas në mënyrë profesionale, cilësore, efiçente dhe efektive, për të gjithë kategoritë përfituese”, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka nënshkruar 25 marrëveshje me Gjykatat e Republikës së Shqipërisë me objekt :
 
 
 “Për sigurimin e aksesit në drejtësi të qytetarëve nëpërmjet ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike falas, sipas përcaktimeve të ligjit nr.111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.
 
 
Duke vlerësuar maksimalisht rolin që kanë Gjykatat në sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, këto marrëveshje janë një vlerë e shtuar në përmbushje të misionit madhor.
 

Afishimi i posterit

Në përmbushje të misionit madhor të Ministrisë së Drejtësisë, garantimit të aksesit në drejtësi për çdo qytetar, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas është duke bashkëpunuar ngushtësisht me organet e qeverisjes e nivelit qëndror, lokal dhe sistemin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
Në këtë kuadër, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka vijuar me komunikimet me qëllim promovimin dhe  rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët në lidhje me sistemin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti duke kërkuar nga institucionet shtetërore afishimin e posterave Ke nevojë për ndihmë juridike”.
Këto postera janë konceptuar nga Ministria e Drejtësisë/Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në bashkëpunim me Euralius V, ku platforma jurstionline.al dhe numri i gjelbër 0801010 janë financuar nga “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe kanë për qëllim kryesor ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe orientimin e tyre drejt sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti, si element thelbësor i aksesit në drejtësi.
Falenderojmë të gjithë Gjykatat dhe Bashkitë e Republikës së Shqipërisë për gadishmërinë e treguar mbi afishimin e posterave.

Trajnimi ne webinar i stafit të Dnjf  me Euralius V

Stafi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe i Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në datë 10.12.2020 u angazhua në trajnimin e organizuar nga Euralius V mbi ligjin “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” me pjesëmarrjen e Z. Thomas Traar dhe Zj. Arta Vorpsi.

📍Stafi diskutoi mbi arritjet e deritanishme dhe problematikat e hasura në praktikë nga kuadri ligjor i sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti.

– Falenderojmë ekspertët për diskutimet dhe mendimet e tyre të vlefshme. 

Fushata e ndërgjegjësimit në qytetin e Fierit.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas po vijon me promovimin e shërbimit për qytetarët, si edhe me shpërndarjen e fletëpalosjeve në kuadër të fushatave të ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas.
Ditën e Hënë, ekipi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas ishte në qytetin e Fierit ku organizoi një fushatë ndërgjegjësimi.
U afishuan postera të ndihmës juridike në institucione si:
​Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier; Prokuroria; Bashkia;
​Shtëpia e të moshuarve;
​ADISA.. etj
U shpërndanë fletëpalosje dhe manuale të cilat shpjegojnë se si qytetarët mund të përfitojnë ndihmë juridike. 
Këto fushata ndërgjegjësimi do të vijojnë përgjatë gjithë muajit Nëntor në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë.

Takimi me Shoqaten “Unë, Gruaja”

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, si një nga aktorët mbështetës për projektin “Ligji është jetë – Mbrojeni jetën tuaj!” mori pjesë në trajnimin e organizuar nga Shoqata Shoqata Une, Gruaja për Vullnetarët e Ligjit me temë: “Rritja e kapaciteteve për grupet mbështetëse në lidhje me informacionin ligjor për publikun dhe qasjen e tij në drejtësi”.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit: “Ligji është jetë- Mbrojeni jetën tuaj!” i cili po zbatohet nga Shoqata “Unë, Gruaja” në Korçë dhe Pogradec me mbështetjen UNDP Albania dhe fonde të Agjencisë Austriake për Zhvillim.

Projekti “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Ministria e Drejtësisë dhe financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA)”

“Webinar mbi Standardet e ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike dhe procedurat e mbikëqyrjes së cilësisë”

Qëllimi kryesor i këtij Webinari ishte diskutimi në terma teknike dhe bashkëbisedimi aktiv i ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në kuadër të standardeve të ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike dhe procedurat e mbikëqyrjes së cilësisë.
Diskutimi u përqëndrua në disa tematika kryesore si: Risitë e ligjit nr.111/2017, në kuadër të mekanizimit të mbikëqyrjes së cilësisë; Standardet e reja dhe indikatorët e vlerësimit të sanksionuara në Metodologjinë e miratuar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë dhe zbatimi në praktikë referuar problematikave të nxjerra nga monitorimet e kryera.
Falenderojmë ofruesit për pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë Webinar.

 
 

𝐍𝐃𝐈𝐇𝐌𝐀 𝐉𝐔𝐑𝐈𝐃𝐈𝐊𝐄 𝐅𝐀𝐋𝐀𝐒

 
është një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi dhe një zgjidhje shumë e vlefshme për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
 
Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike, portalit www.juristionline.al dhe numrit të gjelbër 0800 1010, mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problematikave të tyre.

Takim Online me Klinikat e Ligjit

Më datë 28.10.2020 u zhvillua takimi i parë teknik me Klinikat e Ligjit pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë me të cilat Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi. 
 
Gjatë këtij takimi u diskutua për rolin që u është atribuar me ligj Klinikave të Ligjit, si ofrues të drejtpërdrejtë të ndihmës juridike falas dhe masat që duhen ndërmarrë me qëllim vendosjen e tyre në të njëjtën linjë me Qendrat e shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe Organizatat Jofitimprurëse të Autorizuara.
 
Pavarësisht se ndodhemi në kushtet e një viti të ri akademik sfidues, referuar masave kufizuese të ndërmarra për shkak të pandemisë, nga ana e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe përfaqësuesve të Klinikave u shpreh angazhimi maksimal dhe gadishmëria për bashkepunim të mëtejshëm.
 
Gjejmë rastin të urojmë studentët për fillim e ri të vitit akademik dhe i ftojmë të angazhohen pranë Klinikave të Ligjit, si një mënyrë efektive për zhvillimin e aftësive praktike.

“Webinar mbi procedurën e administrimit të të dhënave dhe raportimit nga ofruesit e shërbimit të ndihmës juridike parësore”

Qëllimi kryesor i këtij webinari ishte diskutimi në terma teknikë dhe bashkëbisedimi aktiv i ofruesve të shërbimit në kuadër të rasteve të trajtuara, mbajtjes të të dhënave dhe administrimit të tyre sipas formateve të reja të përcaktuara nga aktet nënligjore.
Janë pikërisht këto të dhëna, të administruara nga të gjithë ofruesit e shërbimit të ndihmës juridike të cilat do të shërbejnë për hartimin e politikave të ndryshme në këtë kuadër si dhe do të jenë një indicie për evidentimin e nevojave për ndryshime ligjore.
Falenderojmë ofruesit për pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë webinar.

Hapet Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec

Qytetarët që përfitojnë janë ata në pamundësi financiare për të marrë një avokat, qoftë për t’u këshilluar, për t’u përfaqësuar në gjykatë apo për të përgatitur dokumentat për përfaqësim në gjykatë, apo për të ditur kujt t’i drejtohen.
Gjithashtu, shërbimet e ndihmës juridike falas ofrohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë për grupet vulnerabël / kategoritë e veçanta të ligjit si: gratë viktima të dhunës në familje, viktima të trafikimit, të miturit, grupet në nevojë, grupet që i përkasin komuniteteve apo pakicave kombëtare etj.

Me pjesëmarrjen e veçantë të Ministres së Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas z.Ergys Qirici,  Kryetarit të Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli, Ambasadorit të Austrisë Dr. Christian Steiner, Drejtuesit të Bashkëpunimit Austriak në Tiranë, znj. Simone Ungersböck dhe Përfaqesueses së Përhershme të UNDP në Shqipëri Znj. Limya Eltayeb.

Miratim i Akteve Nënligjore për Ndihmën Juridike Falas 

Me datë 16.09.2020 , në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë , me prezencencën e Zëvëndës Ministrit të Drejtësisë z. Klajd Karameta si dhe përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë u prezantuan dy udhëzimet tashmë të miratuara, të cilat kompletojnë paketën e akteve në zbatim të ligjit nr. 111/2017 “Për  Ndihmën Juridike të garantuar nga shteti”.

Këto akte përcaktojnë rregulla të hollësishme për përgatitjen e listave dhe caktimin e avokatëve që do të ofrojnë ndihmë juridike dytësore për qytetarët në proceset civile dhe administrative në zbatim të parimit të rotacionit, si dhe kriteret dhe tarifat për këtë shërbim.

Normimi i parimit të rotacionit siguron një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe më efektiv në përzgjedhjen e avokatëve që do të përmirësojë edhe shërbimin e ndihmës juridike dytësore për qytetarët në tërësi.

AUTORIZIMI I ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI

Një nga risitë thelbësore të ligjit nr. 111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” është përcaktimi i organizatave jofitimprurëse të autorizuara si ofruese të shërbimit të ndihmës juridike parësore.

Organizatat jofitimpruëse krahas Qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe Klinikave të Ligjit pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë, përmes eksperiencës së tyre shumëvjeçare do të sigurojnë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas tek qytetarët në mënyrë profesionale dhe cilësore, nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.

Më datë 10.09.2020, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së autorizimeve nga ana e Ministrit të Drejtësisë të 12 organizatave jofitimprurëse të autorizuara me një shtritje gjeografike në Tiranë; Elbasan; Durrës; Shkodër dhe Berat

INAGUROHET QENDRA E SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE NË LUSHNJE

 Më datë 08.09.2020, u inagurua Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore pranë Bashkisë Lushnje.
Kjo qendër, e para me fonde nga Buxheti i Shtetit, do të përbëjë një strukturë të konsoliduar me fokus të drejtpërdrejtë tek qytetarët, të cilët do të përfitojnë nga shërbimet ligjore FALAS për një akses edhe më të mirë në organet e drejtësisë.
Qytetarët që përfitojnë janë ata në pamundësi financiare për të marrë një avokat, qoftë për t’u këshilluar, për t’u përfaqësuar në gjykatë apo për të përgatitur dokumentat për përfaqësim në gjykatë, apo për të ditur kujt t’i drejtohen.
Gjithashtu, shërbimet e ndihmës juridike falas ofrohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë për grupet vulnerabël / kategoritë e veçanta të ligjit si: gratë viktima të dhunës në familje, viktima të trafikimit, të miturit, grupet në nevojë, grupet që i përkasin komuniteteve apo pakicave kombëtare etj.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Lushnjes, por jo vetëm, t’i drejtohen kësaj qendre për të përfituar një shërbim ligjor cilësor dhe profesional FALAS.

Takim me Qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore

Pranë ambjenteve të Ministrisë së Drejtësisë, me prezencën e Ministres së Drejtësisë, zj. Etilda Gjonaj u zhvillua më datë 01.09.2020, një takim pune me punonjësit me trajnim të posaçëm në Qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Falas në Tiranë, Durrës, Fier dhe Lezhë.
Në këtë takim ju kushtua një rëndësi e veçantë diskutimit mbi mënyrat e sensibilizimit të qytetarëve dhe nxitjen e tyre për të marrë shërbimin ligjor falas pranë këtyre qendrave.
Tashmë me qendrat funksionale në këto qytete, qendren e re të inaguruar në qytetin e Lushnjes më datë 08.09.2020, si dhe 2 qendrat e reja që do të hapen deri në fund të muajit, do të mundësohet rritja e aksesit të qytetarëve që do të përfitojnë nga ndihma juridike falas, si një ndër prioritetet kryesore të Minitrisë së Drejtësisë.
Gjithashtu, në tre javët e ardhshme do të hapen qendrat në Pogradec dhe Gjirokastër, ndërsa po vlerësohet edhe hapja e qendrave në 3 qytete të tjera, proces ky që do të përfundojë brenda vitit.

Ministria e Drejtësisë inauguroi qendrën e shërbimeve të ndihmës juridike parësore falas në Elbasan.  Gjatë përurimit, ministrja Etilda Gjonaj vendosi theksin te rëndësia që ka ky projekt për qytetarët në nevojë me të ardhura të pamjaftueshme.

Në lidhje me përzgjedhjen e organizatave jofitimprurëse të autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti.

Kontakt




Keni një ankesë?

Plotësoni formularin e ankesave dhe dergojeni me e- mail në adresën:

 dnjf@drejtesia.gov.al.

 

SHKARKO FORMULARIN E ANKESAVE

Orari

E hënë- E enjte: 8:00-16:00
E premte - 8:00-14:00

Adresa

Rruga "Jordan Misja" Godina nr. 3, Tiranë