Loading…

Ndihma Juridike Dytësore

Forma e dytë e ndihmës ligjore apo ndryshe Ndihma Juridike Dytësore, është ai lloj shërbimi ligjor që ofrohet për problematikat zgjidhja e të cilave mund të realizohet nëpërmjet gjykatës. Kjo lloj ndihme ofrohet nga avokatët e licencuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Gjithashtu, personat që përfitojnë nga kjo formë e ndihmës juridike mund të përfitojnë përjashtim nga:

  • Pagimi i tarifave dhe shpenzimeve gjyqësore (shpenzimet për dëshmitarët, ekspertët, përkthyesit);
  • Parapagimi i tarifës së ekzekutimit të vendimit pranë shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror.

Ku mund të drejtohem për të përfituar ndihmë juridike dytësore?

Për të përfituar nga forma e dytë e ndihmës ligjore ju mund të drejtoheni personalisht ose me anë të shërbimit postar pranë:

Gjykatës ose prokurorisë, përpara apo në fillim  të një procesi gjyqësor

Gjthashtu, personi që gëzon të drejtën për të përfituar nga forma e dytë e ndihmës ligjore, mund ta paraqesë kërkesën  nëpërmjet:

  • Një përfaqësuesi ligjor apo të pajisur me prokurë, (akt noterial); ose
  • Nëpërmjet bashkëshortit/es, bashkëjetuesit/es ose një të afërmi të ngushtë.

Çfarë dokumentacioni më duhet të plotësoj?

Për të përfituar nga forma e dytë e ndihmës ligjore (përfaqësim në gjykatë), nga ana juaj duhet të plotësohet:

SHËNIM: Këto formularë përveçëse elektronikisht mund t’i gjeni në çdo pranë qendrave (zyrave ligjore në Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier) ku juristët e qendrave mund t’ju ndihmojnë nëse hasni vështirësi me plotësimin e tyre.

Ky formular, duhet të shoqërohet edhe  nga disa dokumenta vërtetues të llojit:

  • Çertifikatë familjare

Në varësi të rastit;

  • Vërtetim papunësie;
  • Vërtetim që trajtohesh me ndihmë ekonomike;
  • Vërtetim që trajtohesh me kemp (paaftësi mendore/fizike);
  • Vërtetim mbi pasuritë e paluajtshme që disponon;
  • Vërtetim page bruto dhe neto;
  • Vërtetim nga sigurimet shoqërore në rast të pagesës që kryhet prej këtyre institucioneve sikurse mund të jetë pensioni i pleqërisë.