Loading…

Ndihma Juridike Parësore

Forma e parë e ndihmës ligjore apo ndryshe Ndihma Juridike Parësore, është ai lloj shërbimi ligjor i cili ofrohet për mosmarrëveshjet që mund të zgjidhen pa qenë e nevojshme t’i drejtohesh gjykatës.

Kjo ndihmë ofrohet nga:

  • Juristët (punonjësit me trajnim të posaçëm) pranë qendrave të shërbimit të ndihmës ligjore;
  • Organizatat jofitimprurëse të autorizuara;
  • Klinikat e Ligjit pranë Universiteteve;

Të cilët:

  • Informojnë qytetarët në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor;
  • Orientojnë/këshillojnë shtetasit mbi mënyrën se si ata duhet të veprojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre;
  • Hartojnë shkresa zyrtare drejtuar institucionit me të cilin individi është në konflikt me qëllim zgjidhjen e problematikës;
  • Ndihmojnë qytetarët në plotësimin e formularëve për përfitimin e këtij shërbimi dhe në plotësimin e dokumentave që nevojiten.

Çfarë dokumentacioni më duhet të plotësoj?

Për të përfituar nga forma e parë e ndihmës ligjore (orientim/këshillim ligjor) , nga ana juaj duhet të plotësohet:

Ku mund të drejtohem për të përfituar ndihmë juridike parësore ?

Për të përfituar nga forma e parë e ndihmës ligjore ju mund t’i drejtoheni ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore. Aktualisht, këtë shërbimin e ofrojnë:

1.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore , Tiranë

Adresa: Ministria e Drejtesisë, Bulevardi “Zogu 1”, Tiranë

2.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Durrës

Adresa:  Lagjja Nr 2, Rruga  “Aleksandër Goga”, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës

3.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Lushnje

Adresa: Lagjja “Kongresi i Lushnjes”, Rr. “Bajram Haxhiu” pranë Bashkisë Lushnje

4.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Pogradec

Adresa: Bulevardi Rreshit Çollaku, Lagja 2, pranë Bibliotekës Mitrush Kuteli, Pogradec  

5.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Gjirokastër

Adresa  Bulevardi “18 Shtatori” në ambientet e ADISA, Gjirokastër  

6.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Lezhë

Adresa: Lagjja “Skanderbeg”, Sheshi “Gjergj Kastrioti” pranë bashkisë Lezhë

7.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Shkodër:

Adresa: Rruga “Don Bosko”, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër 

8.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Fier:

Adresa: Rruga “Ramiz Aranitasi”, pranë ADISA, Fier

9.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Dibër:

Adresa: Rruga “Avdyl Frashëri”, Qendër Tomin, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Dibër 

10.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Vlorë

Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, kati I, pranë Bashkisë Vlorë,

UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I DREJTËSISË

Adresa: Rruga “Milto Tutulani”, Tiranë

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta Nd. 70 H.1, Njësia Bashkiake Nr.7, Tiranë

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

Adresa: Skelë, Rruga Kosova, Vlorë 9401

KOLEGJI UNIVESITAR “WISDOM”

Adresa: Rruga Medar Shtylla, Komuna e Parisit, Tiranë

Universiteti  “Aleksandë Moisiu” Durrës 

Adresa: Rr.Currilave, Durrës

UNIVERSITETI MESDHETAR I TIRANËS

Adresa: Bulevardi Gjergj FishtA, Tiranë

KOLEGJI UNIVERSITAR BEDËR

Adresa: Rruga Jordan Misja, Tiranë

Shoqata Mbrojtja E Të Drejtave Të Gruas Qytetare Dhe Fshatare Berat
Lagjja “30 vjetori”, Berat

Albanian Legal And Territorial Research Institute
Rr. “Asim Zeneli”, nr. 15, Tiranë

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Në Shqipëri (CRCA)
Rr. “Perlat Rexhepi”, Pall. “Ana”, h. Nr. 7, ap. Nr. 18, Tiranë

Forumi i Gruas Elbasan
Lagjia 5 Maji rr. “M. Shqiptari”, p. 450/1, Elbasan

Qendra Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
Rr. “Muhamed Gjollesha” Nr. 122, h.4, ap.8 Tiranë

Qendra Konsumatori Shqipëtar
Lagjia nr. 11, rr. “Kumini” p. nr. 1319, Durrës

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Rr. “Vaso Pasha”, p. 12, shk. 1, ap. 1, Tiranë

Qendra e Shërbimeve dhe Praktika Ligjore të Integruara
Blv. Gjergj Fishta”, nd. 26, ap. 24, Tiranë

Qendra të Ndryshëm dhe të Barabartë
Rr. “Fortuzi”, nd. 24, shk. 4, ap.4, Tiranë

Qendra Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
Blv. “Bajram Curri”, p. “Agimi”, shk. 18, ap. 322, Tiranë

Shoqata Shërbimet Shqiptare për Refugjatët dhe Migrantët
Sheshi “Karl Topia”, nd. “Trema engineering” 2, k.3, ap.6, Tiranë

Qendra Psiko-Sociale Vatra                                                                                                                 Lagjja “Isa Boletini”, Rr. “Nermin Vlora Falaski” p. nr. 13, shk. 1, k.3, Vlorë

Qendra e Gruas Hapa të Lehtë                                                                                                                  Rr. e Murgeshave”, nr. 6, “Gjuhadol”, Shkodër

Organizata “Refleksione

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Një ndër ofruesit e ndihmës juridike parësore janë organizatat jofitimprurëse të cilat do të autorizohen nga Ministria e Drejtësisë përmes një procedure të detajuar e cila është e parashikuar në dy akte nënligjore të dala në zbatim të ligjit 111/2017.

Organizatat jofitimprurëse që autorizohen për dhënien e shërbimeve të ndihmës juridike parësore duhet të përmbushin këto kritere :

  1. të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse;
  2. të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike;
  3. të kenë shlyer detyrimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  4. të kenë përvojë në ofrimin e ndihmës juridike;
  5. të mos jenë në proces falimentimi dhe/ose likuidimi;
  6. anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës dhe të organit ekzekutiv të organizatës jofitimprurëse të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje dhe që do të cenonte besimin e publikut dhe ofrimin e përshtatshëm të ndihmës juridike.