Loading…

Transparenca

Programi i Transparencës

Programi i transparencës për Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, bazohet në ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, neni 7. Për strukturën e programit të transparencës është mbajtur në konsideratë urdhri nr. 14 datë 22.01.2015, lidhja 1, i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si organi kontrollues i autoriteteve publike për zbatimin e ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Gjithashtu, ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së institucionit të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Programi i transparencës vlerësohet si një mënyrë konkrete, nëpërmjet të cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje DNJF) ndërton dhe rrit transparencën në punën institucionale, nën garancinë e ligjit për të drejtën e informimit. DNJF do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5, të ligjit për të drejtën e informimit.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Këshillit, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ndihmajuridike.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajte të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e DNJF-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në program.

Parime të Përgjithshme

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së DNJF-së janë:

“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pas asnjë përjashtim.

Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: DNJF ushtron funksione publike,
për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në
përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e DNJF-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” si dhe aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e DNJF-së.

Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

Organi mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë përmes të cilës është bërë miratimi i tij.

Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i askesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

Informacioni Që Bëhet Publik pa Kërkesë:

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence, të miratuar nga DNJF, vendosen në dispozicion të publikut në faqen e internetit www.ndihmajuridike.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Mbi strukturën organizative;
  • Mbi tekstet e plota të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, manuale ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Mbi procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Mbi informacion për vendodhjen e zyrave të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën për informim;
  • Mbi informacionin për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për të bërë deklarimin e pasurisë sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionareve të lartë të DNJF-së dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime.
  • Mbi mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi DNJF-në përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera si dhe dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Mbi informacionin për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitin e kaluar, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht sipas parashikimeve të ligjit nr.9643, datë 20.12.2006 “Për prokurimin publik” si dhe ligjin nr.125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat, që kryhen për llogari të autoretit publik duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh si dhe çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik. Një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor DNJF për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve si dhe kategorive të informacionit që bëhet publike pa kërkesë;
  • DNJF-ja gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale në faqen zyrtare në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet me programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.

Kontakt

Pasqyra përmbledhëse e Programit të Transparencës për Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas

Nr Kategoritë e informacionit publik pa kërkesëBaza ligjoreDokumenti/PërmbajtjaAfati kohor për publikimMënyra e publikimitSektori përgjegjës për përgatitjen e materialit apo
disponimin e ti
1.Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të DNJF-sëNeni 7/1/a/dVendimi i miratimit të strukturës/skemë.
Tabelë e funksioneve, detyrave dhe
kompetencave të drejtorëve/ive, arsimin, kualifikimet e drejtuesve.
Miratuar me Urdhër të Kryeministrit
Nr. 59, datë 25.03.2019
Në faqen zyrtareNjësia përgjegjëse për Burimet
Njerëzore
2Akte ndërkombëtare ligje; akte nën
ligjore; dokument politikash; dokument tjetër
Neni 7/1/bLigje, Akte nënligjore, Strategji
etj.,
Pas botimit në Fletore zyrtareNë faqen zyrtareNjësia përgjegjëse për çështjet
Juridike
3Informacion për procedurat që duhen
ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike
për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të
vendimit përkatës.
Neni 7/1/c/ gFormat ankese Shpjeguese Adresë
postare: Bulevardi “Zog I”, Tiranë, Adresë e-mail: Koordinatori për të
drejtën e informimit
Pas miratimit të Programit të
transparencës. Menjëherë në rast ndryshimesh
Në faqen zyrtareNjësia përgjegjëse për çështjet
Juridike
4Të dhëna për vendndodhjen e zyrave
të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit
për të drejtën e informimit.
Neni7 /1/çShpjeguese Lista e koordinatorëvePas miratimit të urdhrit të
caktimit të Koordinatorit.
Në faqen zyrtareKoordinatori për të drejtën e
informimit.
5Përshkrim i procedurave të
zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes
për marrjen e vendimeve
Neni 7/1/dUrdhër i Kryeministrit Nr. 59, datë 25.03.2019  Në faqen zyrtareNjësia përgjegjëse për Burimet
Njerëzore
6Mekanizmat monitorues; Raporte auditi; Dokumentet me tregues performance;Neni7 /1/dhRaporte monitorimi dhe auditimi (KLSH)Menjëherë pas depozitimit në DNJFNë faqen zyrtareNjësia përgjegjëse për çështjet
Juridike Njësia përgjegjëse për Burimet Njerëzore
7Buxheti i institucionitNeni 7/1/eBuxheti; Raporte monitorimiPas miratimit të ligjit të
buxhetit. Çdo tre mujor
Në faqen zyrtareNjësia përgjegjëse për Buxhetin
8Informacion për procedurat e
prokurimit.
Neni 7/1/ëRegjistri i prokurimeveMenjëherë pas dërgimit në APP.Në faqen zyrtareNjësia përgjegjëse për Prokurimet
9Regjistri i kërkesave dhe
përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014
Neni 7/1/iRegjistri përkatësPas miratimit të programit të
transparencës
Në faqen zyrtareKoordinatori për të drejtën e
informimit
10Informacione dhe dokumente që
kërkohen shpesh
Neni 7/1/kMarrëveshje bashkëpunimi, Njoftime
për publikun
Pas miratimit nga DNJF. Pas
mbarimit
Në faqen zyrtareNjësia përgjegjëse për çështjet
Juridike, Njësia përgjegjëse për Burimet Njerëzore
11Informacione të tjera të dobishmeNeni 7/1/l.Njoftime për vakanca dhe vendimet e
DNJF
Pas miratimit nga DNJFNë faqen zyrtareNjësia përgjegjëse për mediat dhe
marrëdhënien me publikun

Publikimi

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, DNJF-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.ndihmajuridike.gov.al, në mjediset e pritjes së publikut kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

Monitorimi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitorin zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke e nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës informimit. Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.