Loading…

Kategoritë që përfitojnë

Nga ky shërbim përfitojnë të gjithë ata shtetas të cilët janë  në kushtet e pamundësisë ekonomike, dhe kanë nevojë për një shërbim ligjor (këshillim/orientim ligjor apo përfaqësim në gjykatë).

Në kuptim të ligjit, një person ndohet në kushtet e pamundësisë ekonomike nëse plotëson këto kritere:

  1. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50% e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi (3.200 lekë në muaj);
  2. Të ardhurat e një personi, i cili nuk jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse janë më të ulëta se niveli i pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi (3.200 lekë në muaj);
  3. Nëse një person, i cili jeton në një familje, kërkon ndihmë juridike dytësore për një çështje kundër një anëtari tjetër të së njëjtës familje, të ardhurat e këtij personi konsiderohen të nëse janë më të ulëta se niveli i pagës minimale të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi (3.200 lekë në muaj);

Gjithashtu, përveç kritereve të mësipërme, personi nuk duhet të ketë në pronësi  të tij pasuri (të luajtshme/të paluajtshme përveç banesës së përbashkët familjare e cila nuk përfshihet), që tejkalojnë vlerën e 36 pagave minimale mujore sipas legjislacionit në fuqi (115,200 lekë).

Pasuria e një personi konsiderohet e pamjaftueshme, sipas pikës 1, të këtij neni, nëse vlera e saj në total nuk tejkalon vlerën e 36 pagave minimale mujore sipas legjislacionit në fuqi.

Përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre individët që bëjnë pjesë në njërën prej këtyre kategorive të veçanta:

  • Viktimë e dhunës në familje;
  • Viktimë e abuzimit seksual;
  • Viktimë e trafikimit të qënieve njerëzore;
  • Viktimë e mitur;
  • I mitur në konflikt me ligjin;
  • Fëmijë në institucionet e përkujdesjes shoqërore (shtëpitë e fëmijës);
  • Fëmijë nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
  • Person me aftësi të kufizuar dhe të verbërit;
  • Person me problem të shëndetit mendor;
  • Person, përfitues i skemave të mbrojtjes sociale (fëmijët, personat me aftësi të kufizuara; të rriturit me probleme sociale; fëmijë e të rritur viktima të dhunës në familje; fëmijë e të rritur viktima të trafikimit; individë në varësi të provuar ndaj drogës e alkoolit; vajzat shtatzëna, apo prindi i vetëm i një fëmije deri në moshën njëvjeçare; të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, të moshuarit në nevojë; familje dhe individë në situatë emergjence etj);
  • Person, të cilit i është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent.