Organizatat Jo-Fitimprurëse të autorizuara
Sipas parashikimeve të nenit 13, të ligjit nr.111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, Ndihma juridike parësore jepet nga:
- a) punonjësit me trajnim të posaçëm;
- b) nga organizatat jofitimprurëse të autorizuara;
- c) nga klinikat ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë.
Neni 15, i po këtij ligji parashikon se: “1. Organizatat jofitimprurëse japin shërbime të ndihmës juridike parësore në përputhje me autorizimin e miratuar nga Ministri i Drejtësisë. Procedurat dhe dokumentacioni për autorizimin e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Organizatat jofitimprurëse që autorizohen për dhënien e shërbimeve të ndihmës juridike parësore duhet të përmbushin këto kritere:
a) të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse;
b) të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike;
c) të kenë shlyer detyrimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi;
ç) të kenë përvojë në ofrimin e ndihmës juridike;
d) të mos jenë në proces falimentimi dhe/ose likuidimi;
dh) anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës dhe të organit ekzekutiv të organizatës jofitimprurëse të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje dhe që do të cenonte besimin e publikut dhe ofrimin e përshtatshëm të ndihmës juridike.
3. Organizatat jofitimprurëse të autorizuara për dhënien e ndihmës juridike parësore përfitojnë financime nga buxheti i shtetit, pas një procesi konkurrues dhe transparent përzgjedhjeje. Procedura, rregullat e përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse të autorizuara, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave
Autorizimi i Organizatave Jo-fitimprurëse
VKM nr. 55, datë 6.2.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse, që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti” , pika 14 dhe 15 e tij përcakton se “Autorizimi i dhënë nga ministri i Drejtësisë është i vlefshëm për një periudhë dyvjeçare dhe Ministria e Drejtësisë publikon listën e organizatave jofitimprurëse të autorizuara që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike parësore në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, listë e cila hartohet dhe përditësohet nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas mbi bazën e të dhënave të regjistrit që mban kjo drejtori”.
Procedura e parë e autorizimit të organizatave jofitimprurëse është realizuar në Shtator të vitit 2020, ku 12 (dymbëdhjetë) organizata jofiitmprurëse janë bërë pjesë e skemës së ofruesve të ndihmës juridike të garantuar nga shteti. Sistemi i ofrimit të ndihmës juridike parësore ka ardhur duke u fuqizuar, kjo vërhet si nga numri në rritje i Organizatave Jo-fitimprurëse të autorizuara në periudhën e mëpasshme.
Totali i rasteve të raportuara nga ofruesit e ndihmës juridike parësore për periudhën 2020-2022:
- Totali i rasteve të raportuara nga ofruesit e ndihmës juridike parësore për periudhën Janar – Dhjetor 2020 është 4191 raste ndër të cilat 960 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
- Totali i rasteve të raportuara nga ofruesit e ndihmës juridike parësore për periudhën Janar – Dhjetor 2021 është 8153 raste ndër të cilat 2398 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
- Janar –Gusht 2022 është 4761 raste ndër të cilat 1645 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
Në total, përgjatë peridhës 2 vjeçare të autorizimit, organizatat jofitimprurëse kanë ofruar ndihmë juridike parësore për 5003 qytetarë.
Proçedura e Autorizimit për periudhën 2022-2024 është zhvilluar në Tetor 2022 fituan autorizim nga Ministri i Drejtësisë 15 Organizata Jo-fitimprurëse:
- Forumi i Gruas Elbasan (FGE)
- Shoqata Refleksione
- Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL)
- Qendra Psiko-Sociale Vatra
- Qendra e Gruas Hapa të Lehtë
- Qendra ALTRI
- Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
- Shoqata “Mbrojtja e të Drejtave të Gruas Fshatare dhe Qytetare Berat”
- Shoqata “Shërbimet shqiptare për refugjatët dhe migrantët”
- Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
- Qendra “Konsumatori Shqiptar”
- Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
- Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”
- Organizata “Shërbimi ligjor falas Tiranë”
- CRCA
Lista e Kontakteve të Organizatave Jo-fitimprurëse të autorizuara.
Totali i rasteve të raportuara nga ofruesit e ndihmës juridike parësore për periudhën 2022-2024:
- Janar – Dhjetor 2022 është 5861 raste, ndër të cilat 2788 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
- Janar – Dhjetor 2023 është 7008 raste, ndër të cilat 2891 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
- Janar-Shtator 2024 është 4755 raste, ndër të cilat 2058 raste janë trajtuar nga OJF-të e autorizuara.
Në total, përgjatë periudhës 2 vjeçare të autorizimit (2022- Shtator 2024), organizatat jofitimprurëse kanë ofruar ndihmë juridike parësore për 7737 qytetarë, kategori të veçanta të ligjit duke u foksuar në viktimat e dhunës në familje, abuzimit sekual, trafikimit, të miturit viktimë apo të miturit në konflikt me ligjin, refugjatët dhe migrantët si dhe personat e paregjistruar që i përkasin komunitetit Rom dhe Egjiptian
Proçedura e Autorizimit për periudhën 2024-2026 është zhvilluar në Tetor 2024, ku fituan autorizim nga Ministri i Drejtësisë 14 Organizata Jo-fitimprurëse (1 Organizatë fiton autorizim për herë të parë). Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për autorizim, në mbështetje të pikës 8 dhe 9 të vendimit nr.55/2019, nga shqyrtimi i dokumentacionit të përcjellë nga 17 aplikime, vendos se vetëm 14 aplikime plotësonin të gjitha kushtet për autorizim.
- Forumi i Gruas Elbasan (FGE)
- Instiuti i migracionit, zhvillimit dhe integrimit (IMZHI); (aplikon për herë të parë)
- Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL)
- Qendra Psiko-Sociale Vatra
- Qendra e Gruas Hapa të Lehtë
- Qendra ALTRI
- Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
- Shoqata “Mbrojtja e të Drejtave të Gruas Fshatare dhe Qytetare Berat”
- Shoqata “Shërbimet shqiptare për refugjatët dhe migrantët”
- Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
- Qendra “Konsumatori Shqiptar”
- Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
- Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”
- Organizata “Shërbimi ligjor falas Tiranë”
Lista e Kontakteve të Organizatave Jo-fitimprurëse të autorizuara.
Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar, të nenit 7, pika 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, të neneve 13, shkronja “b” dhe 15 të ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, të Vendimit nr. 55, datë 06.02.2019, të Këshillit të Ministrave, ” Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofìtimprurëse që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti” si dhe të Vendimit nr. 14, datë 09.01.2025, të Këshillit të Ministrave “Disa ndryshime clhe shtesa në Vendimin nr, 55, datë 06.02.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave the dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti” autorizohen për ofrimin e shërbimit të ndihmës juridike parësore 6 organizata jo fitimprurëse.
- Qendra për të Drejtat e Fëmijëve CRCA.
- Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”.
- Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
- Organizata jofotimprurëse “Drejtësi Sociale”.
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim.
- Organizata jofitimprurëse “Mary Ward Loretto”.
Në zbatim të pikës 1 të urdhrit nr. 225, datë 25.03.20219 “Për miratimin e formularëve të ndihmës juridike të garantuar nga shteti“ si dhe në zbatim të pikës 10 të udhëzimit nr. 1 , datë 08.03.2019, të Ministrit të Drejtësisë, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për mbledhjen, plotësimin dhe administrimin e të dhënave të regjistrave” gjeni regjistrin e organizatave jofitimprurëse që ofrojnë ndihmë juridike parësore.
Financimi i Organizatave Jo-fitimprurëse
- Finalizohet për herë të parë Financimi 1-vjeçar i Organizatave Jo-fitimprurëse, të autorizuara nga Ministri i Drejtësisë. 2 OJF fitojnë financimin nga buxheti i shtetit për vitin 2023 (Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, si dhe Qendra Vatra).
Në bazë të nenit 15, të ligjit nr.111/2017 “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, VKM-së Nr.110, datë 6.3.2019, “Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre”, Komisioni i Vlerësimit (ngritur me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr.168, datë 13.02.2023), shqyrtoi aplikimet dhe verifikoi përmbushjen e kritereve ligjore dhe financiare për secilën prej aplikimeve.
Pika 14, e vendimit nr. 110/2019, përcakton se:“Komisioni vlerësues shqyrton aplikimet dhe vlerëson përmbushjen e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta, si dhe cakton masën financiare përfituese brenda 10 (dhjetë) ditëve nga dita e mbylljes së thirrjes publike. Pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas u administruan 3 (tre) ankesa ndaj Vendimit të Komisionit të Vlerësimit “Për refuzimin e aplikimit për përfitimin e financimeve nga buxheti i shtetit për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti”.
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në bazë të Ligjit Nr. 111/2017 “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti” dhe VKM-së Nr. 110, datë 06.03.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre”, Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të DNJF Nr.37, datë 06.04.2021, “Për miratimin e dokumentave tip të aplikimit nga organizat jofitimprurëse të autorizuara nga Ministri i Drejtësisë, për përfitimin e financimeve nga buxheti i shtetit”, përfundoi me sukses procedurën e financimit të 2 organizatave jofitimprurëse të cilat tashmë do të ofrojnë shërbime ligjore të financuara nga buxheti i shtetit.
Pas një procedure konkurruese u shpallën fituese dy prej tyre, organizata “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” dhe “Qendra Psiko-Sociale Vatra”.
- Nënshkruar kontrata me nr.563/4 prot., datë 27.03.2023 me organizatën “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”.
- Nënshkruar kontrata me nr.559/4 prot., datë 27.03.2023 me organizatën “Qendra Psiko-Sociale Vatra”.
