Loading…

NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR PËRFITIMIN E FINANCIMEVE NGA BUXHETI I SHTETIT TË ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE TË AUTORIZUARA NGA MINISTRI I DREJTËSISË PËR OFRIMIN E NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR PËRFITIMIN
E FINANCIMEVE NGA BUXHETI I SHTETIT TË ORGANIZATAVE
JOFITIMPRURËSE TË AUTORIZUARA NGA MINISTRI I DREJTËSISË PËR
OFRIMIN E NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në bazë të Ligjit Nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, nenit 15 të VKM-së Nr. 110, datë 6.3.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e
ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre”, bën publik njoftimin mbi përfundimin e procedurave për përfitim financimi nga buxheti i shtetit të organizatave jofitimprurëse të autorizuar nga Ministri i Drejtësisë
për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti.

Referuar përcaktimeve të VKM-së Nr.110, datë 6.3.2019“Për përcaktimin e procedurave dhe të
rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e ndihmës
juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra
e financimit të tyre”, vendimi i Komisionit Vlerësues mund të ankimohet pranë Komisionit të
Ankimimit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit të këtij vendimi.

Për informacione të detajuara në lidhje me Vendimin e Komisionit të Vlerësimit për shqyrtimin
dhe vlerësimin e aplikimeve për financim për secilën nga Organizatat Jofitimprurëse të
Autorizuara nga Ministri i Drejtësisë lutem klikoni në linkun e mëposhtëm:

Kliko Ketu