Loading…

HAPEN PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR PËRFITIMIN E FINANCIMEVE NGA BUXHETI I SHTETIT TË ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE TË AUTORIZUARA NGA MINISTRI I DREJTËSISË PËR OFRIMIN E NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në bazë të Ligjit Nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” dhe VKM-së Nr. 110, datë 6.3.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre”, bën publik njoftimin si më poshtë:

Bazuar në nenin 15, pika 3 e Ligjit Nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, organizatat jofitimprurëse të autorizuara për dhënien e ndihmës juridike parësore përfitojnë financime nga buxheti i shtetit, pas një procesi konkurrues dhe transparent përzgjedhjeje. Procedura, rregullat e përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse të autorizuara, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre përcaktohen në VKM Nr.110, datë 6.3.2019 Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre”.

Të gjitha organizatat jofitimprurëse të autorizuara për t’u kualifikuar për të përfituar financime, duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në pikën 6 të VKM-së Nr.110, datë 6.3.20219 Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të përzgjedhjes së organizatave jofitimprurëse, të autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, që përfitojnë financime nga buxheti i shtetit dhe mënyra e financimit të tyre”.

si më poshtë vijon:

a)      Kritere të përgjithshme:

i) të kenë marrë autorizimin nga Ministri i Drejtësisë për ofrimin e ndihmës juridike parësore të

garantuar nga shteti;

ii) të mos kenë dy burime të njëjta financimi për të njëjtin aktivitet; (deklaratë e oragnizatës se nuk përfiton burime të tjera financimi për të njëjtin aktivitet)

iii) të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi që cenon zhvillimin e drejtë të procesit të përzgjedhjes me drejtorin e Ndihmës Juridike Falas. (përcjellja e deklaratës së organizatës jofitimprurëse)

b)     Kritere të veçanta:

i) projektpropozimin, i cili përmban të dhënat teknike-financiare për ofrimin e shërbimit, qëllimin,objektivat specifikë, aktivitetet, kalendarin e realizimit, rezultatet e synuara, përfituesit e drejtpërdrejtë;

ii) të dhëna për personelin, duke specifikuar detyrat dhe siguruar jetëshkrimin e tyre;

iii) të dëshmojnë se kanë përvojë në realizimin e shërbimeve të ngjashme, duke siguruar dokumente dhe të dhëna të realizimit të shërbimeve të ngjashme në të kaluarën;

Organizata jofitimprurëse e autorizuar duhet të dëshmojë se i plotëson kriteret e veçanta duke dorëzuar dokumentet përkatëse sipas thirrjes publike.

Në rast të mosplotësimit të një prej kritereve të veçanta, aplikimi konsiderohet i paplotë dhe, si i tillë, nuk kualifikohet për përfitimin financiar.

Dokumentat duhet të jenë origjinale ose të noterizuara dhe duhet të dorëzohen me postë në Zyrat e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas brenda datës 15.04.2021 , në adresën:

Rruga e Barrikadave, Nd. 18, Hyrja 6, Zyra Nr. 10- III. Tiranë

Për informacione më të detajuara në lidhje me aplikimin për financim nga buxheti i shtetit dhe formularët që duhet të plotësohen sipas anekseve lutem klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://ndihmajuridike.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/Thirrja-e-plote.pdf

Leave a Reply