Loading…

Rreth Nesh

MISIONI

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacion në fuqi për ndihmën juridike ka për mision garantimin e aksesit të barabartë të të gjithë individëve në sistemin e drejtësisë nëpërmjet ofrimit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti.

 

VEPRIMTARIA

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas garanton përdorimin e mjeteve efektive për të siguruar përmbushjen e qëllimit të ligjit për ndihmën juridike, përmes:

  1. Sigurimit të zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e ndihmës juridike;
  2. Zbatimit të politikës shtetërore në fushën e ndihmës juridike;
  3. Ligjshmërisë së procedurave në ofrimin e ndihmës juridike falas, duke mbikëqyrur standardet e ofrimit të ndihmës juridike;
  4. Bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për administrimin dhe funksionimin e sistemit të ndihmës juridike;
  5. Rritjes së ndërgjegjësimit tek qytetarët në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve të përfshirë.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas përbehet nga 3 drejtori kryesore dhe skuadra e saj ka në total 25 punonjës.