Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas garanton përdorimin e mjeteve efektive për të siguruar përmbushjen e qëllimit të ligjit për ndihmën juridike, përmes:
- Sigurimit të zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e ndihmës juridike;
- Zbatimit të politikës shtetërore në fushën e ndihmës juridike;
- Ligjshmërisë së procedurave në ofrimin e ndihmës juridike falas, duke mbikëqyrur standardet e ofrimit të ndihmës juridike;
- Bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për administrimin dhe funksionimin e sistemit të ndihmës juridike;
- Rritjes së ndërgjegjësimit tek qytetarët në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve të përfshirë.
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas përbehet nga 3 drejtori kryesore dhe skuadra e saj ka në total 39 punonjës.