Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, për të garantuar aksesin e qytetarëve nëpërmjet ndihmës juridike falas, po vijon me ofrimin e shërbimeve ligjore online nëpërmjet platformës:
Nëpërmjet kësaj platforme çdo qytetari do ti mundesohet aksesi në shërbime juridike nëpërmjet ofrimit të ndihmës juridike parësore të parashikuara nga ligji nr. 111/2017.
Konkretisht, qytetarët do të këshillohen dhe informohen lidhur me gjithë legjislacionin e miratuar ne kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor, dhënien e ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore.
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, ka vendosur në dispozicion një numër të gjelbër pa pagesë (0800 10 10), ku qytetarët në çdo kohë mund të marrin informacion dhe këshillim ligjor mbi problematikën e tyre.
Komunikimi pa pagesë në këtë numër është një hap që garanton ofrimin e shërbimit të ndihmës juridike përmes kriijimit të afërsisë dhe kontaktit me qytetarët në nevojë.