Klinikat Ligjit pranë IAL

Sipas parashikimeve të nenit 13,  të ligjit nr.111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”,   Ndihma juridike parësore jepet nga:

  • a) punonjësit me trajnim të posaçëm;
  • b) nga organizatat jofitimprurëse të autorizuara;
  • c) nga klinikat ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë.

Neni 3, i po këtij ligji parashikon se: “Klinikë ligjore” është njësi përbërëse e një institucioni të arsimit të lartë, e organizuar dhe që funksionon sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë dhe që ofron ndihmë juridike parësore pa qëllim fitimi, sipas përcaktimeve në statutin e institucionit të arsimit të lartë”.

Neni 16 “Dhënia e ndihmës juridike parësore nga klinikat ligjore”.  1. Ndihma juridike parësore jepet nga klinikat ligjore të ngritura pranë institucioneve të arsimit të lartë.
2. Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas bashkëpunon me klinikat ligjore, sipas kushteve dhe kritereve të parashikuara në marrëveshjet përkatëse të bashkëpunimit për trajnimin dhe përditësimin e njohurive të studentëve të përfshirë pranë këtyre klinikave, mbi çështjet e lidhura me ndihmën juridike parësore.

Pra Klinika Ligjore është njësia përbërëse e një institucioni të arsimit të lartë, në të cilën studentët e angazhuar, nën mbikëqyrjen e një pedagogu koordinues ofrojnë ndihmë juridike parësore (këshillim ligjor falas) pa qëllim fitimi, pas lidhjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas. Drejtoria e Ndihmës Juridike falas, referuar legjislacionit në fuqi bashkëpunon me Klinikat e Ligjit, pranë insitucioneve të Arsimit të Lartë, vetëm në drejtim të ofrimit të trajnimeve/praktikave të punës për studentët, si dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese.

Që prej fillimit të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe deri aktualisht, është bërë e mundur lidhja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me 13 (trembëdhjetë) Universitete:

  1. Universiteti Marin Barleti;
  2. Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranes;
  3. Kolegjin Universitar “Bedër;
  4. Kolegjin Universitar “Wisdom”;
  5. “Universitetin Europian të Tiranës;
  6. Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës;
  7. Universitetin Ismail Qemali Vlorë;
  8. Kolegjin Universitar Qiriazi;
  9. Klinika e Ligjit Shkodër;
  10. Universitetin Mesdhetar;
  11. Universitetin Luarasi;
  12. Universitetin Epoka;
  13. Universitetin Aleksandër Xhuvani.

Trajnime të kryera nga DNJF

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas zhvillon çdo vit trajnime për studentët pranë Klinikave të Ligjit në Institucionet e Arsimit të Lartë referuar marrëveshjeve të bashkëpunimit me këto klinika,  me temë Aksesi në Drejtësi dhe risitë e ligjit Nr.111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

Në fund të çdo trajnimi secili student pajiset me vërtetime për ndjekjen e trajnimit  me temë Aksesi në Drejtësi dhe risitë e ligjit Nr.111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

Për vitin 2022 janë trajnuar 200 studente, të 12 (dymbëdhjetë) Klinikave të Ligjit pranë IAL-ve me të cilat Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka lidhur marrevëshje bashkëpunimi.

Në përfundim çdo student u pajis me Vërtetim për pjesëmarrjen në trajnimin me temë “Aksesi në Drejtësi dhe risitë e ligjit Nr.111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”

Për vitin 2023, janë trajnuar nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas 34 studentë të angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, të cilët u pajisën me Vërtetim për pjesëmarrjen në trajnimin me temë “Aksesi në Drejtësi dhe risitë e ligjit Nr.111/2017, Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti

Në përfundim çdo student u pajis me Vërtetim për pjesëmarrjen në trajnimin me temë “Aksesi në Drejtësi dhe risitë e ligjit Nr.111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”

Për vitin 2024 janë trajnuar 91 studentë te angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Universiteti Beder, Epoka, Luarasi, Marlin Barleti, Mesdhetari dhe Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër.

Në përfundim çdo student u pajis me Vërtetim për pjesëmarrjen në trajnimin me temë “Aksesi në Drejtësi dhe risitë e ligjit Nr.111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”

Praktika pune të kryera në DNJF

Për vitin 2022 kanë zhvilluar praktikat e punës pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrës se Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë, Vlorë, Durres, dhe Shkodër 27 studentë, të Universitetit “Marin Barleti”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Kolegjit Universitar Beder, Kolegji Universitar “Wisdom”, Universiteti Europian i Tiranës,   Universiteti “Ismail Qemali”,  Vlorë; Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës; Universiteti “Epoka”; Kolegji Universitar “Qiriazi”; Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër; Universiteti Mesdhetar i Tiranës dhe Universiteti “Luarasi”.

Në përfundim çdo student u pajis me Certifikate kryerje praktike 3 mujore të punës, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

 

Për vitin 2024, kanë zhvilluar praktikat e punës pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrës se Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë, Elbasan dhe Shkodër 34 studentë, të 12 (dymbëdhjetë) Klinikave të Ligjit pranë IAL-ve me të cilat Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka lidhur marrevëshje bashkëpunimi.

Në përfundim çdo student u pajis me Certifikate kryerje praktike 3 mujore të punës, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

Për vitin 2024, kanë zhvilluar praktikat e punës pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrës se Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tiranë, Lezhë, Kukës, Lushnjë, Berat, Durres, Elbasan dhe Shkodër 97 studentë, të 12 (dymbëdhjetë) Klinikave të Ligjit pranë IAL-ve me të cilat Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka lidhur marrevëshje bashkëpunimi.

Në përfundim çdo student u pajis me Certifikate kryerje praktike 3 mujore të punës, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

Raportimi i Klinikave të Ligjit