Viti 2018
Me hyrjen në fuqi të këtij ligjit u mundësua krijimi i një institucioni publik në varësi të Ministrit të Drejtësisë (Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas), në cilësinë e institucionit kyç përgjegjës për administrimin dhe funksionimin e sistemit të ndihmës juridike. stafit përbërës të ndarë sipas profileve. Organi kompetent për dhënien e ndihmës juridike në bazë të kërkesës së subjektit përfitues ishte Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike, organ kolegjial shtetëror i përbërë nga 5 anëtarë, me një mandat 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, bazuar në nenin 7 pika “dh” të ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” si dhe nenit 8 të këtij ligji, është institucioni përgjegjës për administrimin e sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti. Ndihma juridike e garantuar nga shteti është një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi që çdo shtet duhet ta garantojë në mënyrë efiçente dhe efektive si detyrim kushtetues.
Qëllimi kryesor i këtij ligji është ofrimi i ndihmës juridike falas për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese të parashikuara në ligjin për ndihmën juridike falas, duke i dhënë përparësi grupeve vulnerabël si përfitues të drejtpërdrejtë të sistemit të ndihmës juridike falas si dhe personave me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme.
Në bazë të ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, kjo ndihmë juridike ofrohet nga ofruesit e shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore si më poshtë vijon:
- Ndihma Juridike Parësore, e cila ofrohet nga:
- Punonjësit me trajnim të posaçëm, pranë Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike;
- Nga organizatat jofitimprurëse të autorizuara;
- Nga klinikat ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë.
- Ndihma juridike dytësore, e cila ofrohet nga avokatët e përfshirë në listën e miratuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë
Viti 2019
- Ndihma Juridike Parësore
Përgjatë vitit 2019, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan mundësoi hapjen e qendrës së parë të shërbimit të ndihmës juridike parësore në qytetin e Elbasanit (në bashkëpunim me OSFA).
- Ndihma Juridike Dytësore
Rezulton se për këtë vit në listën e avokatëve rezultojnë 60 avokatë që ofrojnë ndihmë juridike dytësore. (Gjithashtu, një tjetër risi në këtë kuadër është edhe sanksionimi për herë të parë i avokatëve të specializuar në fusha të së drejtës, kur specializimi është i nevojshëm, si në rastin e përfaqësimit të të miturve, të viktimave dhe në raste të tjera të parashikuara me ligj).
Viti 2020
- Ndihma Juridike Parësore
Në vitin 2020 mundësohet për herë të parë një konsolidim i këtij sistemi përmes garantimit të një sërë ofruesish dhe konkretisht: 7 (shtatë) qendra të shërbimit të ndihmës juridike parësore në Tiranë; Durrës; Fier; Lezhë; Lushnje; Pogradec; Gjirokastër; 12 (dymbëdhjetë) organizata jofitimprurëse të autorizuara që operojnë në Tiranë; Durrës; Elbasan; Berat; Shkodër; 6 (gjashtë) Klinika Ligjore pranë IAL-ve që operojnë në Tiranë; dhe Vlorë.
- Ndihma Juridike dytësore
Rezulton se për këtë vit në listën e avokatëve rezultojnë 70 avokatë që ofrojnë ndihmë juridike dytësore. (Gjithashtu një risi përgjatë këtij viti është miratimi i Udhëzimeve për rregullat e zbatimit të tarifave dhe parimit të rotacionit në caktimin e avokatëve që do të ofrojnë shërbime të ndihmës juridike dytësore” të cilët përcaktojnë procedura të detajuara në kuadër të garantimit të një procesi eficent dhe transparent).
Viti 2021
- Ndihma Juridike Parësore
Në vitin 2021 mundësohen: 10 (Dhjete) qendra të shërbimit të ndihmës juridike parësore në Tiranë; Durrës; Fier; Lezhë; Lushnje; Pogradec; Gjirokastër, Vlore, Diber dhe Shkoder); 12 (dymbëdhjetë) organizata jofitimprurëse të autorizuara që operojnë në Tiranë; Durrës; Elbasan; Berat; Shkodër; 11 (njembedhjetë) Klinika Ligjore pranë IAL-ve që operojnë në Tiranë; dhe Vlorë.
- Ndihma Juridike dytësore
Dyfishohet numri i avokatëve që kanë lidhur kontratën për ofrimin e shërbimit të ndihmës juridike dytësore për vitin 2021, në 124 avokatë.
Viti 2022
- Ndihma Juridike Parësore
Në vitin 2022 mundësohen: 14 Qendra të shërbimit të ndihmës juridike parësore (Tiranë, Durrës, Elbasan, Lushnje, Berat, Fier, Vlorë, Pogradec, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Dibër, Korçë, Kukës. 10 Qendra me mbështetjen e PNUD, 4 me buxhet shteti;15 OJF të autorizuara; 12 Klinika Ligjore pranë IAL-ve.
- Ndihma Juridike dytësore
Numri i avokatëve që kanë lidhur kontratën për ofrimin e shërbimit të ndihmës juridike dytësore për vitin 2022 është 157 avokatë.
Viti 2023
- Ndihma Juridike Parësore
Në vitin 2023 mundësohen: 20 (njëzet) qendra të shërbimit të ndihmës juridike parësore : 8 qendra nga UNDP/ADC; 12 qendra: Tirana, Lushnja, Durrësi, Shkodra, Tropoja, Përmeti, Puka, Mati, Kavaja, Kurbini, Gjirokastra dhe Fieri (buxheti i shtetit); 15 OJF të autorizuara; 12 Klinika Ligjore pranë IAL-ve.
- Ndihma Juridike dytësore
159 avokatë kanë lidhur kontratën për ofrimin e shërbimit të ndihmës juridike dytësore për vitin 2023
Viti 2024
- Ndihma Juridike Parësore
Në vitin 2024 mundësohen: 20 Qendra: 14 qendra me buxhetin e shtetit dhe 6 të hapura me mbështetjen e UNDP. 15 OJF të autorizuara; 12 Klinika Ligjore pranë IAL-ve.
- Ndihma juridike dytësore
177 avokatë kanë lidhur kontratën për ofrimin e shërbimit të ndihmës juridike dytësore për vitin 2024