Për të përfituar nga forma e dytë e ndihmës ligjore ju mund të drejtoheni personalisht ose me anë të shërbimit postar pranë:
- Gjykatës ose prokurorisë, përpara apo në fillim të një procesi gjyqësor
- Ose Qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore do t’iu asistojnë në plotësimin e formularëve të nevojshëm pë përfitimin e ndihmës juridike dytësore (avokati falas).
Personi që gëzon të drejtën për të përfituar nga forma e dytë e ndihmës ligjore, mund ta paraqesë kërkesën nëpërmjet:
- Një përfaqësuesi ligjor apo të pajisur me prokurë, (akt noterial); ose
- Nëpërmjet bashkëshortit/es, bashkëjetuesit/es ose një të afërmi të ngushtë.