Loading…

Drejtori i Përgjithshëm

Z.Ergys Qirici është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1998 si dhe ka kryer studimet Master në Ekonomi dhe Financë Ndërkombëtare në Universitetin “Tor Vergata” në Romë, Itali në vitet 2001-2002.

Duke filluar nga viti 1998 dhe deri në vitin 2013 ka ushtruar detyra të rëndësishme në Drejtorinë e Legjislacionit në Ministrinë e Financave.
 
Gjithashtu, i është përkushtuar edhe fushës akademike përgjatë periudhës 2003-2013, duke ushtruar funksionin e pedagogut të jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në Universitetin “Luarasi” dhe në Universitetin “Motrat S.P Qirjazi”.
 
Z. Ergys Qirici përgjatë periudhës 2013-2018, ka ushtruar funksione të larta në administratën shtetërore, si: Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Sekretar i Përgjithshëm i Komanduar në po këtë Ministri; Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronës Publike në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.  Gjatë përiudhës Janar 2019 – Qershor 2020 ka ushtruar funksionet pranë Avokaturës së Përgjithshmë të Shtetit.
 
Tashmë, z.Qirici në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas po vijon me ndjekjen e të gjitha proceseve sa i përket mirëadministrimit dhe mirëfunksionimit të sistemit të ndihmës juridike me qëllim përmbushjen e misionit “garantimi i aksesit në drejtësi për qytetarët”.