Loading…

Ndihma Juridike Parësore

Forma e parë e ndihmës ligjore apo ndryshe Ndihma Juridike Parësore, është ai lloj shërbimi ligjor i cili ofrohet për mosmarrëveshjet që mund të zgjidhen pa qenë e nevojshme t’i drejtohesh gjykatës.

Kjo ndihmë ofrohet nga:

Të cilët:

  • Informojnë qytetarët në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor;
  • Orientojnë/këshillojnë shtetasit mbi mënyrën se si ata duhet të veprojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre;
  • Hartojnë shkresa zyrtare drejtuar institucionit me të cilin individi është në konflikt me qëllim zgjidhjen e problematikës;
  • Ndihmojnë qytetarët në plotësimin e formularëve për përfitimin e këtij shërbimi dhe në plotësimin e dokumentave që nevojiten.

Çfarë dokumentacioni më duhet të plotësoj?

Për të përfituar nga forma e parë e ndihmës ligjore (orientim/këshillim ligjor) , nga ana juaj duhet të plotësohet:

Ku mund të drejtohem për të përfituar ndihmë juridike parësore ?

Për të përfituar nga forma e parë e ndihmës ligjore ju mund t’i drejtoheni ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore. Aktualisht, këtë shërbimin e ofrojnë:

1. Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore , Tiranë     Adresa: Ministria e Drejtesisë, Bulevardi “Zogu 1”, Tiranë.

2. Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Durrës                     Adresa:  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

3.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Lushnjë                   Adresa: Kati i parë i Njësisë Administrative nr. 1, përballë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Prokurorisë Lushnjë.

4.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Pogradec
 Adresa: Pranë ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.  

5.      Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Gjirokastër
Adresa: Qafa e Pazarit”, brenda ambientit të ish-Gjykatës së Apelit Gjirokastër, kati 0, zyra 101.  

6.    Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Lezhë                           Adresa: Lagjja “Skanderbeg”, Sheshi “Gjergj Kastrioti” pranë bashkisë Lezhë.

7.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Shkodër                   Adresa: Rruga “Don Bosko”, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. 

8. Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Fier                                   Adresa: Lagjia “Kastriot”, Rruga “Ramiz Aranitasi”, Këshilli i Qarkut, Kati i 1, Fier.

9.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Vlorë                             Adresa: Sheshi “4 Heronjtë”, kati I, pranë Bashkisë Vlorë.

10.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Korçë                          Adresa: Pranë ish-Gjykatës së Apelit Korçë.

11.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Përmet                     Adresa: Pranë ish-Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet 

12Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Kavajë                       Adresa: Pranë ish-Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë

13. Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Elbasan                      Adresa: Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

14. Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Berat                             Adresa: Zyra me 1-ndalesë, Berat

15.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Kurbin                      Adresa: Pranë ish-Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin

16.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Tropojë                     Adresa: Pranë ish-Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

17.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pukë                             Adresa: Pranë ish-Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

18.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Mat                            Adresa: Pranë ish-Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.

19.  Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Kukës                        Adresa: Rruga “Eksod99”, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

20. Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, Dibër                        Adresa: Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.   

1.UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I DREJTËSISË                               Adresa: Rruga “Milto Tutulani”, Tiranë

2.UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS                                                              Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta Nd. 70 H.1, Njësia Bashkiake Nr.7, Tiranë

3.UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË                                                        Adresa: Skelë, Rruga Kosova, Vlorë 9401

4.KOLEGJI UNIVESITAR “WISDOM”                                                                    Adresa: Rruga Medar Shtylla, Komuna e Parisit, Tiranë

5.Universiteti  “Aleksandë Moisiu” Durrës 
  Adresa: Rr.Currilave, Durrës

6.UNIVERSITETI MESDHETAR I TIRANËS                                                            Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë

7.KOLEGJI UNIVERSITAR BEDËR                                                                          Adresa: Rruga Jordan Misja, Tiranë

8.Kolegji Universitar Qirjazi                                                                               Adresa: Rruga “Taulantët”, Kodër-Kamëz, Tiranë.

9.Universiteti Marin Barleti                                                                                 Adresa: Sami Frashëri 41, Tiranë.

10.Universiteti Luarasi                                                                                                 Adresa: Rruga e Elbasanit 59, Tiranë.

11.Universiteti Epoka                                                                                                  Adresa: Autostrada Tiranë-Rinas, km. 12.

12.Klinika e Ligjit Shkodër- Universiteti “Luigj Gurakuqi”                          Adresa: Kole Idromeno, kati i dytë, sipër Intesa San Paolo Bank, Shkodër.

1.Shoqata Mbrojtja E Të Drejtave Të Gruas Qytetare Dhe Fshatare Berat
Lagjja “30 vjetori”, Berat

2.Albanian Legal And Territorial Research Institute
Rr. “Asim Zeneli”, nr. 15, Tiranë

3.Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Në Shqipëri (CRCA)
Rr. “Perlat Rexhepi”, Pall. “Ana”, h. Nr. 7, ap. Nr. 18, Tiranë

4.Forumi i Gruas Elbasan
Lagjia 5 Maji rr. “M. Shqiptari”, p. 450/1, Elbasan

5.Qendra Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
Rr. “Muhamed Gjollesha” Nr. 122, h.4, ap.8 Tiranë

6.Qendra Konsumatori Shqipëtar
Lagjia nr. 11, rr. “Kumini” p. nr. 1319, Durrës

7.Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Rr. “Vaso Pasha”, p. 12, shk. 1, ap. 1, Tiranë

8.Qendra e Shërbimeve dhe Praktika Ligjore të Integruara
Blv. Gjergj Fishta”, nd. 26, ap. 24, Tiranë

9.Qendra të Ndryshëm dhe të Barabartë
Rr. “Fortuzi”, nd. 24, shk. 4, ap.4, Tiranë

10.Qendra Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
Blv. “Bajram Curri”, p. “Agimi”, shk. 18, ap. 322, Tiranë

11.Shoqata Shërbimet Shqiptare për Refugjatët dhe Migrantët
Sheshi “Karl Topia”, nd. “Trema engineering” 2, k.3, ap.6, Tiranë

12.Qendra Psiko-Sociale Vatra                                                                                                                 Lagjja “Isa Boletini”, Rr. “Nermin Vlora Falaski” p. nr. 13, shk. 1, k.3, Vlorë

13.Qendra e Gruas Hapa të Lehtë                                                                                                                  Rr. e Murgeshave”, nr. 6, “Gjuhadol”, Shkodër

14.Organizata “Refleksione

15.Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Një ndër ofruesit e ndihmës juridike parësore janë organizatat jofitimprurëse të cilat do të autorizohen nga Ministria e Drejtësisë përmes një procedure të detajuar e cila është e parashikuar në dy akte nënligjore të dala në zbatim të ligjit 111/2017.

Organizatat jofitimprurëse që autorizohen për dhënien e shërbimeve të ndihmës juridike parësore duhet të përmbushin këto kritere :

  1. të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse;
  2. të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike;
  3. të kenë shlyer detyrimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  4. të kenë përvojë në ofrimin e ndihmës juridike;
  5. të mos jenë në proces falimentimi dhe/ose likuidimi;
  6. anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës dhe të organit ekzekutiv të organizatës jofitimprurëse të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje dhe që do të cenonte besimin e publikut dhe ofrimin e përshtatshëm të ndihmës juridike.