DREJTORIA E NDIHMËS JURIDIKE FALAS

Akses në Drejtësi për të gjithë

Drejtoria Jonë

Ergys Qirici

Drejtor i Përgjithshëm

Kontakt: ergys.qirici@drejtesia.gov.al

Patricia Pogaçe

Drejtor

Drejtoria e Zbatimit të Politikave dhe Administrimit të Ndihmës Parësore

Kontakt: patricia.pogace@drejtesia.gov.al

Klejda Poçi

Drejtor

Drejtoria e Mbikëqyrjes së Standarteve dhe Administrimit të Ndihmës Dytësore

Kontakt: klejda.poci@drejtesia.gov.al

Lefkothea Lite

Drejtor

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Kontakt: lefkothea.lite@drejtesia.gov.al

Pyetjet më të shpeshta

Për të përfituar ndihmë juridike falas, ju mund të drejtoheni pranë:

a) Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore;
b) Organizatave jofitimprurëse të autorizuara;
c) Klinikave ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë.

Më shumë informacion: Kliko Këtu

Për t’u paraqitur pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore ju duhet të keni minimalisht një dokument identifikimi me vete. Për dokumentat e tjera ju informojnë më konkretisht juristët tanë pranë Qendrave.

Jo, ju nuk paguani asgjë për shërbimin që merrni pranë Qendrave, Organizatave apo Klinikave të Ligjit. 

Gjithashtu edhe me përfitimin e ndihmës juridike dytësore/ avokatit falas ju nuk paguani asgjë. Çdo gjë mbulohet nga buxheti i shtetit.

Për të plotësuar dokumentat e nevojshme për avokatin falas ju mund të drejtoheni pranë Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, ku juristët tanë do t’iu asistojnë në plotësimin e formularëve të nevojshëm për përfitimin e ndihmës juridike dytësore (avokati falas).

Kliko këtu për më shumë informacion se si ta përfitoni avokatin falas.

Jo, ju nuk mund ta zgjidhni avokatin. Sipas ligjit nr.111/2017 Avokatët që japin shërbimet e ndihmës juridike dytësore plotësojnë këto kushte:
a) kanë aplikuar në Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe janë përfshirë në listën e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore;
b) kanë lidhur një kontratë vjetore shërbimi me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas;
c) janë caktuar për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike dytësore nga organi procedues ose dhoma vendore e avokatisë;
ç) janë të specializuar në fusha të së drejtës, kur specializimi është i nevojshëm, si në rastin e përfaqësimit të të miturve, të viktimave dhe në raste të tjera të parashikuara me ligj.

Për çdo pyetje apo infomacion

© 2024 All Rights Reserved.